Aktualitet

Shembet ndërtesa prej xhami tek Arena Kombëtare, bizneset kundër, Veliaj: Çibani i fundit i Lulit (FOTO+VD)

12 Korrik 2019, 06:39 Nga DOSJA
Shembet ndërtesa prej xhami tek Arena Kombëtare, bizneset kundër,

Tiranë- Pas disa orësh pune është shembur godina katërkatëshe me fasada xhami pranë “Arenës Kombëtare” në Tiranë. Prishja e saj nuk u bë me shpërthim të kontrolluar, me tritol por nëpërmjet 2 fadromave. Puna për prishjen e saj nisi që në mëngjes, ku fadromat po punuan për shembjen e godinës dhe në të ndodheshin disa biznese. Nuk munguan  edhe përplasjet mes biznesmenëve dhe policisë pasi ata kanë deklaruar se nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar për këtë prishje. Madje ata tentuan të futen edhe në godinë.

Nuk ka mungoi edhe një reagim i Erion Veliajt i cili shprehet janë “prishur katet pa leje të Lulit dhe kunatit famëkeq”.

Theksojmë se që  prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm ka një perimetër të madh sigurie në këtë zonë, ku është ndaluar edhe qarkullimi i mjeteve. Duhet të themi se zona është mbuluar nga tymi. Prishja e ndërtimeve pranë stadiumit bëhet për të liruar hapësirat e zëna. Në këtë hapësirë është planifikuar që të ndërtohet një parkim.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet biznesmenët përplasen me policinë erion veliaj shembet godina pranë stadiumit biznesmenët përplasen me policinë erion veliaj shembet godina pranë stadiumit

Sondazh

Poll