Art&Argëtim

Pas tragjedisë në xhirimet e filmit ‘Rust’! Alec Baldwin do të bëhet baba për herë të 7-të

30 Mars 2022, 07:23 Nga DOSJA
Pas tragjedisë në xhirimet e filmit ‘Rust’! Alec Baldwin

SHBA- Aktori Alec Baldwin do të bëhet sërish baba. Lajmi vjen vetëm disa muaj pas tragjedisë në xhirimet e filmit ‘Rust’, ku mbeti e vrarë Halina Hutchins. Bashkëshortja e aktorit Hilaria Baldwin e ndau lajmin në Instagramin e saj të martën, duke postuar një video të saj me Alec, dhe me gjashtë fëmijët e tyre

“Pas shumë ulje-ngritjeve gjatë viteve të fundit, ne kemi një ngritje emocionuese dhe një surprizë të madhe: një tjetër Baldwinito po vjen këtë vjeshtë. Ishim shumë të sigurt se familja jonë ishte e kompletuar dhe ne jemi shumë të lumtur me këtë surprizë,”- shkruajti Hilaria në Instagram.

Ajo ndau gjithashtu një video nga momenti ku iu jep lajmin fëmijëve të tjerë.

“Po ndaj me ju momentin që u thamë fëmijëve, siç mund ta shihni, ata janë super të emocionuar! Fëmija ynë i ri është një pikë shumë e ndritshme në jetën tonë. Një bekim dhe një dhuratë në kohë të tilla të pasigurta,”-tha ajo.

Çifti tashmë ka gjashtë fëmijë së bashku; vajzat María Lucía Victoria, Carmen Gabriela, djemtë Rafael Thomas, Leonardo Ángel Charles, Romeo Alejandro David  dhe Eduardo “Edu” Pao Lucas.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz alec baldwin halina hutchins hilaria baldwin alec baldwin halina hutchins hilaria baldwin

Sondazh

Poll