Aktualitet

Tenderat e Klodian Zotos, Likmeta: Investimin 1 milion Dollarë e ka marrë lumi

29 Mars 2022, 21:31 Nga DOSJA
Tenderat e Klodian Zotos, Likmeta: Investimin 1 milion Dollarë e ka

TIRANË- Gazetari Besar Likmeta shprehet se një investim i bërë në grykëderdhjen e Vilë Bashtovës e ka marrë lumi.

Në studion e “Opinion” u publikuan disa nga tenderat e dyshimtë që dyshohet se janë përfituar nga Klodian Zoto, për të cilat Likmeta tha se bëhet fjalë për tendera që kompanitë kanë shkuar dhe kanë kërkuar një kontratë.

“Sa i përket specializimit për marrjen e tenderave, shumica e atyre tenderave, përfshirë edhe ai i Vilë Bashtovës që unë e kam vizituar dhe nuk ekziston më sepse e ka marrë lumi atë investim. Janë tendera me propozim të pakërkuar. Domethënë këto nuk kanë qenë tendera të hapur kur janë thirrur disa kompani, edhe tenderat e ujësjellësve nuk kanë qenë tendera ku kompanitë janë thirrur të konkurrojnë, por kompania ka shkuar dhe ka bindur autoritetin kontraktor që t’u japë një kontratë. Nuk i ka pastruar edhe lumenjtë. Investimin 1 mln Dollarë e ka marrë lumi 3 muaj mbrapa, nuk ekziston më. E kam vizituar, është shkatërruar e ka marrë lumi. Këto janë barriera që vihen në grykëderdhjet e lumenjve për të mbledhur mbetjet. Efektiviteti është shumë i dyshimtë. Janë projekte pilot. Është bërë një. E ka marrë lumi! Pastaj është bërë një i dytë”, tha Likmeta.

Marrë nga Opinion.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet besar likmeta klodian zoto besar likmeta klodian zoto

Sondazh

Poll