Bota

Biseda me Macron, Putin kërkon dorëzimin e ushtarëve në Mariupol për të çuar ndihma

29 Mars 2022, 17:21 Nga DOSJA
Biseda me Macron, Putin kërkon dorëzimin e ushtarëve në

RUSI– Presidenti francez, Emmanuel Macron zhvilloi një bisedë telefonike gjatë ditës së sotme me homologun e tij rus Vladimir Putin.

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se forcat ukrainase që mbrojnë Mariupolin, këtë port të rëndësishëm strategjik në Detin Azov, i cili ka qenë i rrethuar prej javësh nga ushtria ruse, duhet të dorëzohen për të arritur ndihma për civilët.

Për të gjetur një zgjidhje për situatën e vështirë humanitare në këtë qytet, luftëtarët nacionalistë ukrainas duhet të ndalojnë rezistencën dhe të dorëzojnë armët,” tha Putin, sipas një deklarate të lëshuar nga Kremlini nga presidenti rus.

Të dy presidentët diskutuan gjithashtu situatën në Ukrainë, zhvillimet në bisedimet e zhvilluara më herët sot në Stamboll dhe vendimin e Rusisë për të kërkuar pagesën në rubla për gazin që furnizohet në Bashkimin Evropian, thuhet në njoftimin e Kremlinit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i tha Vladimir Putinit se ishte e pamundur të paguheshin për kontratat e gazit me rubla.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Sot bisedimet e radhës në Turqi, Putin lejon korridoret humanitare në Mariopul

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi presidenti francez emmanuel macron vladimir putin lufta ukraine-rusi presidenti francez emmanuel macron vladimir putin

Sondazh

Poll