Bota

Rumania do të shpërndajë tableta me jod kaliumi në rast të një shpërthimi bërthamor

29 Mars 2022, 17:39 Nga DOSJA
Rumania do të shpërndajë tableta me jod kaliumi në rast

RUMANI- Rumania do t’u shpërndajë banorëve tableta me jod kaliumi pa pagesë për t’u përgatitur në rast emergjence bërthamore, tha sot ministri i shëndetësisë i vendit, Alexandru Rafila.

Duke e përshkruar mundësinë e një incidenti bërthamor si  “të mundshëm”, Rafila tha se qeveria do të fillojë shpërndarjen e tabletave nga java e ardhshme përmes mjekëve të familjes.

Ato duhet të merren nëse ka një incident bërthamor në afërsi. Përndryshe, ato nuk duhet të merren.”-u tha ai gazetarëve.

Disa mjekë kanë paralajmëruar kundër marrjes së jodit pa masat e duhura, duke vënë në dukje efektet anësore serioze.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota alexandru rafila lufta ukraine-rusi alexandru rafila lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll