Bota

Komandanti i ushtrisë: Ukraina po rifiton territorin në rajonin e Kievit

29 Mars 2022, 17:34 Nga DOSJA
Komandanti i ushtrisë: Ukraina po rifiton territorin në rajonin e

UKRAINË- Forcat ukrainase po marrin përsëri territor nga forcat ruse në Irpin, Kiev dhe rajonin e Kievit, ka thënë një komandant i ushtrisë ukrainase.

Sipas Skynews, Oleksandr Syrskyi tha se gati 95% e Irpin, një qytet pranë Kievit, ishte përsëri nën kontrollin e Ukrainës. Irpin ka qenë një pikë e nxehtë për luftimet me trupat ruse dhe ka pësuar sulme ajrore intensive.

Territori i kontrolluar nga ne është shumë më i madh se sa ishte në fillim të agresionit. Nuk është vetëm rajoni i Kievit dhe Kievit, ne jemi tani në kufijtë administrativë të rajoneve Chernihiv dhe Zhytomyr,” tha Syrskyi.

Megjithatë, ai bëri thirrje që Perëndimi t’i japë më shumë armë Ukrainës.

Ne po përdorim mijëra raketa çdo ditë dhe padyshim që kemi nevojë për ndihmë me rifurnizimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore, sistemeve antitanke, mjeteve rezonancë artilerie dhe shumë më tepër”, tha ai.

LAJMI KRYESOR/ LUFTA/ Putin lejon korridoret humanitare në 3 rajone, Zelensky: Shtoni sanksionet

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi oleksandr syrskyi lufta ukraine-rusi oleksandr syrskyi

Sondazh

Poll