Bota

Vuçiç: Jemi të gatshëm ta ofrojmë Beogradin si vend për negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës

28 Mars 2022, 19:56 Nga DOSJA
Vuçiç: Jemi të gatshëm ta ofrojmë Beogradin si vend

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka theksuar sonte se vendi i tij, pra Beogradi, mund të jetë vendi më i mirë për negociata mes Rusisë dhe Ukrainës. I ftuar në një emision, Vuçiç ripërmendi deklaratën e shefit të diplomacisë ruse Sergej Lavrov se Beogradi do të ishte një vend i mirë për negociata mes Rusisë dhe Ukrainës, duke e mbështetur idenë.

Në Beograd, të gjithë ishin të kënaqur, informacione nuk do të rridhnin kurrë. Ky do të ishte lajmi më i mirë në botë. Ne nuk ndërhyjmë në asgjë. Jemi të gatshëm t’ua ofrojmë Beogradin miqve rusë dhe ukrainas për negociata,“-tha në fjalën e tij presidentit serb.

Pak orë më parë, në një intervistë për mediat serbe, Lavrov është shprehur se ndaj vendeve të Ballkanin dhe sidomos Serbisë është ushtruar presion për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Marrë nga Blic.rs

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic lufta ukraine-rusi sergei lavrov aleksander vucic lufta ukraine-rusi sergei lavrov

Sondazh

Poll