Bota

Zyra e Johnson: Britania e Madhe do të forcojë presionin ekonomik ndaj Rusisë

28 Mars 2022, 18:12 Nga DOSJA
Zyra e Johnson: Britania e Madhe do të forcojë presionin ekonomik ndaj

ANGLI- Britania do të forcojë presionin ekonomik ndaj Rusisë. Aljazeera shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur kryeministri Boris Johnson në një telefonatë me Presidentin Volodymyr Zelenskyy përpara një raundi të ri bisedimesh në Stamboll.

“Presidenti Zelenskyy dha një përditësim mbi negociatat dhe të dy liderët ranë dakord të koordinohen nga afër në ditët në vijim. Kryeministri përsëriti se Britania e Madhe do të ruajë dhe forcojë presionin ekonomik ndaj regjimit të Putinit,” tha zyra e Johnson në një lexim të telefonatës.

LAJMI KRYESOR:LUFTA/ Ukraina zmbraps ushtrinë ruse, sot raund bisedimesh. Zelenskyy: Të gatshëm për paqe

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota boris johnson lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy boris johnson lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll