Bota

U zhdukën, tre fëmijët nga Prizreni vodhën makinën dhe shkuan në Prishtinë

28 Mars 2022, 18:45 Nga DOSJA
U zhdukën, tre fëmijët nga Prizreni vodhën makinën dhe

KOSOVË- Tre fëmijët e mitur që ishin denoncuar në Prizren si të humbur janë gjetur sot në Prishtinë. Policia e Kosovës bën me dije se ata kishin vjedhur në makinë në Prizren dhe me të kishin shkuar në Prishtinë. Është bërë me dije se ata pasi janë gjetur, janë dërguar në shtëpinë e tyre.

“Pas një pune hetimore është arritur të identifikohet vendndodhja e tyre, të cilët janë gjetur në afërsi të stacionit të autobusëve në Prishtinë, pastaj të njëjtit janë shoqëruar në Prizren dhe janë intervistuar në praninë e prindit që e ka raportuar rastin.Gjendja e tyre shëndetësore ka qenë mjaft e mirë, mirëpo gjatë intervistimit ata kanë deklaruar se ditën kur i ka raportuar prindi si persona të zhdukur, të njëjtit kanë kryer një vepër penale, pra e kanë vjedhur një veturë dhe me të kanë udhëtuar për në Prishtinë”, tha Gashi.

E dyshimtë! Nënës nga Kosova i zhduken 3 fëmijët e mitur, kërkon ndihmë: Nuk e di ku janë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni zhduken tre femije ne prizren zhduken tre femije ne prizren

Sondazh

Poll