Bota

“Do t’ju ndërpresim gazin”, Moska kërcënon Perëndimin pasi G7 refuzon të paguajë në rubla

28 Mars 2022, 17:44 Nga DOSJA
“Do t’ju ndërpresim gazin”, Moska kërcënon

RUSI– Duke komentuar deklaratën e ministrit gjerman, Ivan Abramov, nënkryetar i komitetit të politikave ekonomike të Këshillit Federal të Rusisë, tha se refuzimi i pagesës me rubla me siguri do të çonte në një ndërprerje të furnizimit me gaz.

Perëndimorët kanë disa mundësi për të blerë rubla për këtë qëllim, ju mund ta bëni menjëherë në çdo shkëmbim, ” shtoi Abramov.

Vendet e G7 e bënë të qartë se nuk do të paguajnë në rubla për furnizimet me gaz rus në kundërshtim me atë që Kremlini tha se do të kërkonte, sipas deklaratës nga ministri gjerman i Energjisë, Robert Habeck pas një konference me ministrat e energjisë të G7

“Të gjithë ministrat e G7 kanë rënë dakord se kjo është një shkelje e njëanshme dhe e hapur e konventave ekzistuese ,” tha Habeck. Ministrat e aleancës “përsëritën se marrëveshjet janë të vlefshme dhe kompanitë duhet t’i respektojnë ato… pagesa në rubla është e papranueshme dhe ne u bëjmë thirrje kompanive në fjalë të mos përmbushin kërkesat e Putinit ” tha ai.

G7 përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Japonia, Gjermania, Britania, Franca, Italia dhe Kanadaja. Kujtohet se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një embargo të plotë ndaj naftës dhe gazit rus.

LAJMI KRYESOR/ LUFTA/ Rusia merr Mariupolin, rinisin bisedimet në Turqi. Zelenskyy: Të gatshëm për paqe

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota g7 per rusine gazi rus ivan abramov robert habeck sanksionet ndaj rusise g7 per rusine gazi rus ivan abramov robert habeck sanksionet ndaj rusise

Sondazh

Poll