Aktualitet

Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Itali, arrestohet 3 persona (EMRAT+FOTO)

11 Korrik 2019, 16:57 Nga DOSJA
Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Itali, arrestohet 3 persona

ITALI- Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e Policisë italiane, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas mediave vendase mësohet se të arrestuar kanë përfunduar Emanuel Macaj 31 vjeç, Gentian Kurtulla, 26 vjeç dhe Xhovan Bela, 23 vjeç.

Më tej po të njëjtat media shkruajnë se hetimet kanë nisur që në shkurt të këtij viti dhe ka qenë një qytetar ai që ka bërë denoncimin që solli dhe hetimet nga Policia.

Falë hetimeve të vazhdueshme, karabinierët arritën të zbulojnë vendqëndrimin e bandës, që ishte një garazh në Pero, i cili përdorej për të fshehur makinat e vjedhura të përdorura gjithashtu për kryer krime të tjera.

Të tre shqiptarët ranë në pranga me akuza të ndryshme, si vjedhje makinash, posedim armësh, posedim të lëndëve narkotike, pasi u gjetën 1 kg marihuanë, vjedhje  dhe rezistencë ndaj zyrtarëve publikë.

Macaj, kërkohej ndërkohë dop të gjykohet dhe në Busto Arsizio për vjedhje të tjera, ndërsa ishte dëbuar më herët nga Italia. Hetimet e mëtejshme janë në proces për t’i zbuluar ngjarje të tjera kriminale të kryera nga grupin në pjesën e Italisë Veriore.

(A.B. Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet emanuel macaj gentian kurtulla shqiptaret e arrestuar ne itali xhovan bela emanuel macaj gentian kurtulla shqiptaret e arrestuar ne itali xhovan bela

Sondazh

Poll