Aktualitet

‘Oscars 2022’! Triumfon “CODA”, Will Smith fiton pas 30 vitesh, godet Chris Rock (NGJARJET)

28 Mars 2022, 08:42 Nga DOSJA

SHBA– ‘Oscars 2022’ do të futet në histori për shkak të konfliktit fizik që ndodhi mes aktorit Will Smith dhe komedianit Chris Rock. Akademia shpresonte që adhuruesit e filmave të bashkoheshin për të ndjekur triumfin e filmave të preferuar mirëpo u përballën me një konfrontim mes artistëve. Komediani Chris Rock tha një shaka për flokët e Jada Pinkett-Smith, gjë që e shtyu bashkëshortin e saj, Will Smith, të ngrihej në skenë dhe të godiste Rock, ndërsa ai ishte gati të jepte çmimin për dokumentarin më të mirë.

ABC i preu mikrofonët pikërisht kur të dy filluan t’i bërtisnin njëri-tjetrit, por dy yjet u dëgjuan duke bërtitur dhe ofenduar ndaj njëri-tjetrit. Pak çaste më vonë, Smith pas 30 vitesh karrierë fitoi Oscarin për aktorin më të mirë e gjatë fjalimit i kërkoi falje akademisë dhe kolegëve të tij. “Dashuria do t’ju bëjë të bëni gjëra të çmendura,” tha ai. Akademia dënoi incidentin e aktorit duke thënë se janë kundër dhunës. Nga ana tjetër, Rock nuk ka vendosur që ta kallëzojë në polici për dhunën e ushtruar.

Gjatë eventit, Akademia mbajti një moment heshtje për popullin e Ukrainës, i cili është aktualisht nën sulmin e forcave ruse.

“Ne do të donim të kishim një moment heshtjeje për të treguar mbështetjen tonë për popullin e Ukrainës që aktualisht po përballet me pushtimin, konfliktin dhe paragjykimin brenda kufijve të tyre”, u tha në një deklaratë në ekranin gjigand.

Ariana DeBose bëri histori duke fituar çmimin për aktoren më të mirë dytësore për rolin e saj si Anita në “West Side Story” të Steven Spielberg. Ai bwhet gruaja e parë me ngjyrë që fitoi një Oscar aktrimi. Ajo është gjithashtu latinja e dytë që fiton, pas bashkë-yllit Rita Moreno, e cila fitoi për të njëjtin rol në versionin e vitit 1961 të “West Side Story”.

Beyonce ishte një ndër artistet që interpretoi në Oscars, këngën e saj të nominuar nga “King Richard”, “Be Alive”.

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit u kritikua këtë vit për vendimin e saj për të paraqitur tetë çmime përpara se të fillojë transmetimi i drejtpërdrejtë.

“Dune” fitoi për dizajnin më të mirë të produksionit, montazhin më të mirë të filmit, partiturën më të mirë origjinale dhe zërin më të mirë. “The Eyes of Tammy Faye” fitoi çmimin Oscar për grimin dhe stilimin më të mirë të flokëve. Filmin më të mirë të shkurtër live aksion iu dha “The Long Goodbye”, filmi i shkurtër i animuar më i mirë shkoi për “The Windshield Wiper” dhe subjekti më i mirë dokumentar i shkurtër shkoi për “Mbretëresha e Basketbollit”.

Oscars zhvillohet për ndarjen e çmimeve ndaj këto janë disa nga ‘higlights’ të natës së veçantë kinematografike:

-“CODA” ishte filmi i parë i prodhuar nga një shërbim transmetimi që fitoi filmin më të mirë. Ai fitoi 3 çmime.

-Ariana DeBose u bë gruaja e parë me ngjyrë që fitoi një çmim aktrimi, ‘Aktorja më e mirë në rol dytësor’ për “West Side Story”.

-Troy Kotsur i “CODA” u bë personi i parë i shurdhër që fitoi një çmim Oscar për aktrim.

-“Dune” fitoi më së shumti çmime, gjashtë.

-Regina Hall, Amy Schumer dhe Wanda Sykes morën detyrat e pritësit gjatë ceremonisë në Teatrin Dolby në Los Angeles. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Qëlloi Chris Rock e më pas fitoi ‘Oscar’! Will Smith rrezikon të mbetet pa çmim

Nga miqësia te përplasja e tyre në Çmimet Oscars, çfarë e krisi marrëdhënien Rock-Smith

Nuk e duruan batutën Rock, por si reagoi çifti Pinkett-Smith ndaj shakasë mbi martesën tyre

Sherri nisi vite më parë/ Debatet në të shkuarën! Deklarata e Rock për ish-in e Will Smith

Aktori goditi Chris Rock! Çfarë i tha Denzel Washington- Will Smith: Djalli vjen për ty…

Historia e Jada Pinkett Smith me alopecia! Shakaja e Chris Rock ‘nxiti’ grushtin nga Smith

Will Smith e qëlloi para miliona njerëzve! Komediani Chris Rock nuk e denoncon në polici

Incidenti me Will Smith, bashkëshorti i Elton John: Mos godisni askënd, kurrë

Will godet Chris në ‘Oscars’! ‘Reagimi më i bukur’, Nicole Kidman kthehet në meme

Heshtje në Oscars për Ukrainën, momenti prekës i Mila Kunis: Jemi dëshmitarë të forcës…

‘Gruaja i dha një vështrim’/ VIDEO ekspozon Will Smith, qesh e më pas e godet Rock

‘Oscars 2022’/ ME FOTO, veshjet e yjeve botërorë, mbizotëroi ngjyra e bardhë dhe pastel

Will Smith fiton “Oscar” pas 30 vitesh! FJALIMI emocionues, kërkon falje për incidentin

 

‘Oscar’! Lista e plotë e fituesve, “CODA” shpallet ‘Filmi më i mirë’ për 2022

E PAPRITUR në ‘Oscar 2022’! Will Smith godet prezantuesin: Mos fol për gruan time (VIDEO)

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore showbiz oscars 2022 will smith godet chris rock oscars 2022 will smith godet chris rock

Sondazh

Poll