Art&Argëtim

Përfundon kujdestaria e aktores hollivudiane, Bynes: Jam tepër e lumtur, nuk mund ta besoj

26 Mars 2022, 13:06 Nga DOSJA
Përfundon kujdestaria e aktores hollivudiane, Bynes: Jam tepër e

SHBA– Kujdestaria e aktores hollivudiane, Amanda Bynes ka marrë fund ku gjatë një seance dëgjimore të martën gjykata komunikoi vendimin.

Sipas ET Bynes nuk ishte personalisht në seancë, por avokati i saj, David A. Esquibias, ishte aty në emër të saj.Pas vendimit ajo u shpreh tepër e lumtur dhe falenderoi të gjithë fansat dhe mbështetësit e saj.

“Pas vendimit të sotëm të gjyqtarit për të ndërprerë konservatorin tim, do të doja të falënderoja fansat e mi për dashurinë dhe urimet e tyre gjatë kësaj kohe. Gjithashtu do të doja të falënderoja avokatin tim dhe prindërit e mi për mbështetjen e tyre gjatë nëntë viteve të fundit.” u shpreh ajo.

Gjykata kishte pranuar paraprakisht kërkesën e aktores 35-vjeçare për t’i dhënë fund kujdestarisë përpara seancës dëgjimore të së martës, ku u zyrtarizua vendimi.

Gjykata përcakton se kujdestaria nuk kërkohet më dhe se nuk ekzistojnë më arsyet për themelimin e kujdestarisë së personit”.-thuhet në vendim.

Ylli i ” What I Like About You ” bëri kërkesë për t’I dhënë fund kujdestarisë së saj në shkurt pas suksesit që Britney Spears përjetoi duke i dhënë fund kujdestarisë së saj.

Bynes ka vendosur të bashkëjetojë me të fejuarin e saj Paul Michael në një vilë të marrë me qera në zonën e Los Anxhelosit. Ylli i ‘Easy A’ ka qenë nën kujdestari që nga gushti I 2013. Lëvizja nënkuptonte se nëna e saj, Lynn Bynes, e cila rifitoi kujdestarinë e saj në tetor 2014, kishte kontroll ligjor të vajzës së saj dhe të pasurisë së saj. Kujdestaria erdhi pasi aktorja, e cila në atë kohë ishte 27 vjeçe, pati disa përplasje me policinë dhe u shtrua në një qendër rehabilitimi.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz amanda bynes roger lund amanda bynes roger lund

Sondazh

Poll