Art&Argëtim

Keith konfirmon ndarjen me aktoren Adriana Matoshi, ndaloni komentet negative

26 Mars 2022, 11:17 Nga DOSJA
Keith konfirmon ndarjen me aktoren Adriana Matoshi, ndaloni komentet negative

KOSOVË- Futbollisti Keith Groeneveld ka reaguar për herë të parë pas aludimeve për një ndarje të mundshme me aktoren e njohur Adriana Matoshi. Aludimet filluan kur aktorja dhe futbollisti nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram. Keith në një intervistë me Prive pohoi vërtetësinë e lajmit për ndarjen por nuk tregoi arsyen. Ai i bëri thirrje njerezve që të ndalin komentet negative për Adrianën pasi ajo po kalon një kohë të vështirë pas ndarjes dhe sidomos nga komentet negative.

“Është e vërtetë. Nuk i kam lexuar të gjitha raportimet apo artikujt për ndarjen sepse shumica prej tyre duan vetëm senzacionin. Çfarë mund të them unë për ndarjen? Kemi arsyet tona që na dërguan në vendimin që ndarja ishte gjëja më e duhur për ta bërë. Edhe pse nuk jemi bashkë, ne çdo herë do ta kemi njëri-tjetrin në zemrat tona deri në ditën e fundit. Në këtë moment, lutem për të sepse e di që po kalon kohë të vështira nga ndarja, ashtu sikurse edhe nga komentet e pamatura. Ndaluni! Edukoni veten dhe fëmijët tuaj. A doni që të ketë tumor prapë? Dhe krejt papritur, të gjithë ta përkrahin atë sërish. Hipokrizi. Filloni nga njeriu në pasqyrë para se të hapni gojën. Ajo është mrekullueshme dhe të gjithë ju duhet të jeni krenar që një grua e tillë përfaqëson shtetin tuaj. Do doja të shprehë dashurinë time për të gjithë njerëzit që na kanë respektuar dhe dashur sepse edhe ne ju duam juve. Zoti ju bekoftë,”– ka thënë ai për Prive.

Aktorja e njohur kosovare Adriana Matoshi dhe futbollisti afrikan Keith Groeneveld kanë qenë një nga çiftet më të diskutuar të showbizit. Matoshi u bullizua nga publiku pasi i dashuri i saj ishte 19 vite më i ri se ajo. Dyshja shpesh postonte foto romantike në rrjetet e tyre sociale.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz adriana matoshi keith groeneveld adriana matoshi keith groeneveld

Sondazh

Poll