Art&Argëtim

U kap duke u puthur me Flor Mumajesin, Liberta Spahiu: S’ma kishte marrë mendja…

26 Mars 2022, 11:49 Nga DOSJA
U kap duke u puthur me Flor Mumajesin, Liberta Spahiu: S’ma kishte

TIRANË- Moderatorja Liberta Spahiu reagoi për aludimet se mes saj dhe kantautorit Flor Mumajesi kishte një lidhje. Liberta në puntatën e re të “Prive” i ka hedhur poshtë lajmet për lidhjen me Florin. Në nisje të programit të saj, ajo u shpreh se me Mumajesin kishin mbetur miq të mirë edhe pas përfundimit të lidhjes së tyre romantike, duke mohuar të gjitha dyshimet se ka pasur një rikthim në krahët e njëri-tjetrit.

“Nuk ma kishte marrë mendja që do e gjeja veten në këtë rubrikë. Por a jua merr mendja se lajmet ekskluzive për veten mund t’i ketë tjetërkush përveç Prives. Një moment nga dasma e biznesmenit shqiptar në Amerikë mjaftoi që portalet të vërshojnë me pikëpyetjen e vjetër për një lidhje të Libertës me kantautorin e njohur Flori Mumajesin. Një gjë e tillë është e pavërtetë sepse në kushte të tjera do t’jua thonim të parët. Flori dhe Liberta gëzojnë shoqëri shumë të mirë 10-15 vjeçare dhe kjo nuk është hera e parë dhe as e fundit që mund t’i hasim në shoqërinë e njëri-tjetrit,”-tha ajo.

Duket se edhe ketë herë aludimet për lidhjen e çiftit nuk dolën të vërteta. Kantautori Flor Mumajesi dhe moderatorja Liberta Spahiu janë përfolur prej vitesh se mund të kishin nisur një romancë por ato kurrë nuk u konfirmuan, githmonë mbetën në kuadrin e thashethemeve.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz flor mumajesi liberta spahiu flor mumajesi liberta spahiu

Sondazh

Poll