Bota

Duan të bojkotojnë kulturën e Rusisë siç bënë me JK Rowling, Putin akuza Perëndimit

25 Mars 2022, 13:30 Nga DOSJA
Duan të bojkotojnë kulturën e Rusisë siç

RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin ka akuzuar Perëndimin se po përpiqet të ‘bojkotojnë’ Rusinë ku përmendi autoren e ‘Harry Poter’, JK Rowling si provë që Perëndimit i pëlqen të bojkotojë njerëzit ku tha se ajo u bojkotua “vetëm sepse ajo nuk i plotësoi kërkesat e të drejtave gjinore”.

“Ata tani po përpiqen të zhdukin vendin tonë. Unë po flas për diskriminimin progresiv të gjithçkaje që ka të bëjë me Rusinë.“-tha Putin.

Ai vazhdoi të krahasonte “kulturën e bojkotimit” me nazistët që përpiqeshin të digjnin libra në vitet 1930.

Ne i kujtojmë pamjet kur ata digjnin libra,” tha ai gjatë një takimi me zyrtarë dhe punëtorë të kulturës, duke përfshirë të rinjtë mbajtës të çmimeve për arritjet kulturore.

“Është e pamundur të imagjinohet një gjë e tillë në vendin tonë dhe për këtë jemi të siguruar falë kulturës sonë. Dhe është e pandashme për ne nga atdheu ynë, nga Rusia, ku nuk ka vend për intolerancë etnike, ku për shekuj me radhë përfaqësues nga dhjetëra grupe etnike kanë jetuar së bashku.”-shtoi Putin.

Lajmi kryesor/ LUFTA/ 300 viktima nga sulmi në Mariupol, Biden në Poloni, Zelensky: Sanksionet erdhën vonë

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota jk rowling lufta ukraine-rusi vladimir putin jk rowling lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll