Bota

Instituti për Studimin e Luftës: Forcat ruse kanë bërë përparim drejt Mariupolit

25 Mars 2022, 07:53 Nga DOSJA
Instituti për Studimin e Luftës: Forcat ruse kanë bërë

UKRAINË- Instituti për Studimin e Luftës (ISW) thotë se forcat ruse kanë bërë përparim të qëndrueshëm në qytetin jugor të Mariupolit, duke hyrë në zonën qendrore të qytetit më 24 mars. Sipas BBC, qyteti port është rrethuar nga trupat ruse që nga fillimi i marsit. Sipas Instituti për studimin e luftës, ndërkohë që situata përkeqësohet në Mariupol, autoritetet lokale ukrainase janë larguar nga qyteti për të kordinuar më mirë operacionet rajonale.

Watch #Russia’s campaign in #Ukraine stall in this time-lapse of @TheStudyofWar and @criticalthreats mapping of the war in Ukraine. pic.twitter.com/teOD4EzY8L

— ISW (@TheStudyofWar) March 25, 2022

ISW tha gjithashtu se forcat ruse kanë vazhduar bombardimin e Kharkiv-it dhe kanë goditur një pikë të shpërndarjes së ndihmave humanitare, duke vrarë gjashtë persona dhe duke plagosur 15 të tjerë, dhe kanë siguruar disa përparime të vogla në rajonet Donetsk dhe Luhansk.

Në verilindje, trupat ruse pothuajse kanë rrethuar qytetin e Sumy, por forcat ukrainase kanë parandaluar përpjekjet për ta shkëputur atë nga jugu.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Biden në Poloni, takohet me refugjatët ukrainas, Zelenskyy: Sanksionet erdhën vonë

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll