Bota

Presidenti kroat kërkoi në Samit anëtarësimin e Kosovës në NATO

24 Mars 2022, 16:08 Nga DOSJA
Presidenti kroat kërkoi në Samit anëtarësimin e Kosovës

BRUKSEL– Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, në Samitin e sotëm të NATO-s të mbajtur në Bruksel, ka propozuar që Kosova të anëtarësohet në organizatë dhe të jetë një shtet i plotë.

Këtë deklaratë Milanoviç këtë e ka bërë pas përfundimit të Samitit.

“Katër shtete të NATO-s ende nuk e njohin Kosovën. Unë propozova që Kosova të integrohet, dhe më në fund të bëhet një shtet i plotë”, tha Milanoviç.

Ai tha se në samit është përmendur rajoni dhe rreziqet e mundshme nga destabilizimi si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë, por theksoi se nuk është përmendur as Serbia e as Kosova.

“Regjioni është përmendur, Bosnja-Hercegovina si shtet që pretendohet se është i rrezikuar, Moldavia, Gjeorgjia, por Serbia e Kosova nuk u përmendën”, tha Milanoviç.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ Tre samite në Bruksel! Biden takohet me liderët e NATO-s, G7 dhe aleatët e BE-së

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni samiti i brukselit zoran milanoviç samiti i brukselit zoran milanoviç

Sondazh

Poll