Bota

Ukrainë/ Forcat ruse plaçkisin dhe shkatërrojnë laboratorin në Çernobil

23 Mars 2022, 13:22 Nga DOSJA
Ukrainë/ Forcat ruse plaçkisin dhe shkatërrojnë

UKRAINË– Qeveria e Ukrainës tha se forcat ruse kanë plaçkitur dhe shkatërruar një laborator pranë termocentralit të braktisur bërthamor të Çernobilit që përdorej për të monitoruar mbetjet radioaktive. Sipas një agjencie qeveritare ukrainase, laboratori ishte pjesë e një përpjekjeje të financuar nga Bashkimi Europian për të përmirësuar menaxhimin e mbetjeve radioaktive përmes analizës në vend të mostrave të mbetjeve. Po ashtu, sipas CNN, agjensia qeveritare raportoi gjithashtu se mostrat e radionuklideve, atome të paqëndrueshme që mund të lëshojnë nivele të larta rrezatimi, ishin hequr nga laboratori. Gjithashtu than se shpresonin që Rusia do t’i përdorte mostrat për të “dëmtuar veten dhe jo botën e qytetëruar”.

Termocentrali bërthamore ra në duart e rusëve në javën e parë të pushtimit rus, duke shkaktuar frikën se standardet e sigurisë brenda zonës së përjashtimit mund të rrezikoheshin.

LAJMI KRYESOR: 28 ditë luftë/ Kërkohet dëbimi i Rusisë nga G20! 100 mijë ukrainas të bllokuar në Mariupol

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll