Bota

Jean Castex: Franca po përgatitet të mirëpresë 100,000 refugjatë ukrainas

22 Mars 2022, 17:43 Nga DOSJA
Jean Castex: Franca po përgatitet të mirëpresë 100,000

FRANCË- Franca ka nisur një plan kombëtar për të përgatitur një strehim për të paktën 100,000 refugjatë ukrainas. CNN shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur kryeministri francez Jean Castex.

“Gjithnjë e më shumë prej tyre [ukrainasit] po gjejnë strehë në Francë ose po kalojnë tranzit nëpër territorin tonë,” tha Castex,.

Më shumë se 26,000 refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Francë që nga fillimi i luftës. Midis tyre,10.500 kanë përfituar qëndrim të përkohshëm të parashikuar nga politika e mbrojtjes së përkohshme të BE-së, e aktivizuar më 3 mars. Kryeministri francez u zotua gjithashtu të ndihmojë refugjatët ukrainas të integrohen më mirë në tregun e punës të Francës, me kurse franceze të ofruara në agjencinë e punësimit të vendit.

“Ne po hyjmë në një krizë që do të zgjasë. Është nderi i vendit tonë të mbajë pritjen më të ngrohtë të mundshme për miqtë tanë ukrainas,” tha Castex.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Rusi-SHBA ‘në prag kolapsi’, Biden paralajmëron se Putin mund të përdorë armë kimike

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota jean castex lufta ukraine-rusi jean castex lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll