Bota

Zbulohet letra e trupave rusë, do të rrëmbejnë çdo protestues në Kherson

22 Mars 2022, 17:02 Nga DOSJA
Zbulohet letra e trupave rusë, do të rrëmbejnë çdo

UKRAINË- Rusia nuk është më e gatshme të “luajë rolin e mirë” me protestuesit në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson dhe planifikon të rrëmbejë ata që dalin në rrugë në kundërshtim me pushtimin e tyre.

Në një letër që mendohet se ishte shkruar nga një sinjalizues për Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB), ata pretendonin se trupave u ishte dhënë urdhri për të lëshuar “terror të madh” mbi banorët që kundërshtonin forcat e Kremlinit.

Edhe nëse na duhet të dëbojmë sa gjysmën e qytetit, ne jemi gati për këtë,” thuhej në letër.

Letra, e cila u raportua nga The Timess, vazhdoi duke thënë se protestuesit deri më tani ishin shpëtuar vetëm sepse është e paqartë se kush saktësisht duhet të kapet.

Informatori vazhdoi të pretendonte se njerëzit në Kherson do të merreshin nga shtëpitë e tyre gjatë natës dhe do të dërgoheshin përtej kufirit rus nëse do të vazhdonin të protestonin.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Rusi-SHBA ‘në prag kolapsi’, Biden paralajmëron se Putin mund të përdorë armë kimike

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll