Bota

Ushtari rus dorëzon tankun e tij te autoritetet dhe shpërblehet me 10 mijë dollarë

22 Mars 2022, 16:28 Nga DOSJA
Ushtari rus dorëzon tankun e tij te autoritetet dhe shpërblehet me 10

UKRAINË- Një histori e jashtëzakonshme është treguar nga këshilltari në Ministrinë e Brendshme të Ukrainës, Victor Andrusiv, i cili detajoi ngjarjen të një ushtari rus që ai pretendon se ia dorëzoi tankun e tij forcave ukrainase.

‘Ushtari, tani do të marri një shpërblim prej 10,000 dollarë”-tha ai.

Në një postim të titulluar “Rusët po dorëzohen!”, ai tha se donte të publikonte video të incidentit, por forcat speciale i kërkuan të mos e bënte. Ai tha se forcat ukrainase morën një telefonatë nga një njeri të cilit i referohej si “Misha”.

Andrusiv sugjeroi se burri kishte përdorur një nga telefonat me numra ukrainas, të cilët Policia Kombëtare i kishte identifikuar se po përdoreshin nga trupat ruse dhe të cilit “ne dërgojmë rregullisht sms se si të dorëzohemi dhe dorëzojmë pajisjet”. Ai tha se agjentët e inteligjencës ukrainase vërtetuan se oferta ishte e vërtetë.

Ai u tërhoq. Nga droni u siguruan që ishte ai dhe nuk ishte pritë. Pas kësaj, forcat speciale e ndaluan. Nga ekuipazhi i tankut rezultoi se ishte i vetmi që kishte mbetur, pjesa tjetër u arratis në shtëpi.’‘-vijoi ai.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Rusi-SHBA ‘në prag kolapsi’, Biden paralajmëron se Putin mund të përdorë armë kimike

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi victor andrusiv lufta ukraine-rusi victor andrusiv

Sondazh

Poll