Ekonomi

Gazi dhe nafta ruse, pse Evropa nuk mund të bëjë dot pa të

22 Mars 2022, 15:27 Nga DOSJA
Gazi dhe nafta ruse, pse Evropa nuk mund të bëjë dot pa të

ITALI- Për momentin “është e pamundur” për Evropën të bëjë pa gazin dhe naftën e Rusisë. Kështu tha zëvendëskryeministri rus Aleksandr Novak, në ditën kur u takua me grupin parlamentar të “Rusia e Bashkuar”, partisë së Kremlinit. Nëse nafta e papërpunuar nga Siberia veriore dhe Arktiku rus refuzohej nga Perëndimi, çmimet e naftës mund të arrinin në 300 dollarë për fuçi: një rrezik që, sipas Novak, e bën “të pamundur” që Evropa të shkurtojë menjëherë varësinë e saj energjetike nga Moska. Dhe nëse më pas zv/kryeministri siguroi Perëndimin duke shpjeguar se Rusia nuk ka ndërmend të shkurtojë prodhimin e naftës, në të njëjtën kohë ai nuk e fsheh faktin se do të përpiqet të diversifikojë rrugët e furnizimit.

Dhe, kështu, ndërsa kompanitë ruse të naftës kanë filluar tashmë të ridrejtojnë flukset drejt lindjes, Moska dhe Kazakistani kanë vendosur të krijojnë një grup pune për të rritur tranzitin e naftës në Kinë përmes vendit të Azisë Qendrore. Siç raporton Tass, Novak kujtoi se kontrata e tranzitit për naftën ruse në Pekin nëpërmjet Kazakistanit u zgjat; dhe para deputetëve të Rusisë së Bashkuar, ai vuri në dukje se çështja e diversifikimit të eksporteve të hidrokarbureve në rajonin e Azi-Paqësorit “është vërtet aktuale, pasi po bëhen përgatitjet për një paketë të re masash” nga Perëndimi. Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, në fakt, tashmë kanë shpallur veton për importet e naftës nga Rusia, efektin e së cilës, megjithatë, Novak e ka minimizuar, duke theksuar se “në Britaninë e Madhe në përgjithësi nuk kemi eksporte dhe krahasuar me Shtetet e Bashkuara, ne kemi furnizuar vetëm 3% të eksporteve tona të naftës bruto dhe 7% të eksporteve të hidrokarbureve.”

Varësia nga Rusia, një problem i lashtë

Tashmë në vitin 2014, me aneksimin e Krimesë dhe fillimin e luftës në Donbas, evropianët duhej të kuptonin se Vladimir Putin nuk është një partner si askush tjetër. Federico Fubini e shpjegoi mirë: roli i tij nuk është thjesht ai i një furnizuesi tregtar, sepse ai ka një axhendë politike armiqësore dhe të paparashikueshme. Shkurtimisht, do të ishte e natyrshme të kërkojmë mënyra alternative për të mbështetur nevojat tona për energji dhe, në vend të kësaj, Evropa ka rritur varësinë e saj nga Rusia. Por nëse Moska do të vendoste të mbyllte rubinetat, efektet nuk do të ishin të njëjta për të gjithë.

Gjermania dhe Italia janë vendet më të rrezikuara

Siç theksuan Milena Gabanelli dhe Stefano Agnoli, Danimarka, Mbretëria e Bashkuar, Belgjika, Spanja, Portugalia mund të mos preken nga një shkurtim i furnizimeve të vendosur nga Moska. Dhe nëse vendet lindore do të kishin probleme për të kaluar drejt burimeve alternative, duke qenë pothuajse tërësisht të varura nga importet nga Rusia, për Francën, e cila është fokusuar në energjinë bërthamore, varësia nga gazi rus është shumë e ulët (më pak se 8 miliardë metra kub, 17% e importit). Dhe në fakt, Presidenti Emmanuel Macron ka deklaruar se vendi i tij mund të jetë vendi i parë i madh që do të “çlirohet” nga varësia nga gazi dhe nafta, duke ndërtuar gjashtë reaktorë të rinj bërthamorë dhe 50 parqe me erë në det deri në vitin 2050. Shkurt, nëse Moska mbyll rubinetat, çmimin më të lartë ndonjëherë do e paguanin Gjermania dhe Italia.

Të eliminohen importet ruse deri në vitin 2024?

Prandaj është e qartë se është e pamundur të zëvendësohen 155 miliardë metra kub gaz brenda natës. Italia po ndërton partneritete të reja, veçanërisht me Algjerinë, Angolën, Katarin dhe Kongon, duke eliminuar varësinë ruse brenda 2 viteve.  Një objektiv që duket vërtet ambicioz. Sidomos kur krahasohet me atë të Francës.

Marrë nga Correre della Sera

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi lufta ukraine-rusi varesia nga gazi rus lufta ukraine-rusi varesia nga gazi rus

Sondazh

Poll

Ekonomi 21 Mars 2022, 07:40

Yield-et e Bonove japin sinjale rritjeje

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar i Bonove me maturim 12 mujor arriti në 1.79%, nga 1.62% që kishte qenë në ankandin e mëpars...