Ekonomi

Shqipëria në prag krize energjitike, Fierza në nivelin më të ulët që prej 2002

20 Mars 2022, 15:34 Nga DOSJA
Shqipëria në prag krize energjitike, Fierza në nivelin më

TIRANË– Thatësia duket se nuk po e ndihmon krizën e energjisë elektrike në vendin tonë. Gazetarja Erblina Mile shkruan për “Abcnews” se rezerva energjitike në vendin tonë ka arritur në nivelet më të ulëta historike duke parashtuar një të ardhme të zymtë. Sipas të dhënave rezulton se në mes të marsit 2022, niveli i Fierzës ka rënë në 261.1 metër mbi nivelin e detit ose më i ulëti i regjistruar që prej vitit 2002.

Në bazë të rregullores që menaxhohen hidrocentralet, parashikohet që Fierza duhet të ketë për periudhën  tetor –  mars kuotën 289- 290 metra, ndërkohë që me mungesën e shirave pritet që niveli të tjerë edhe më.

Për të mbuluar mungesën, nga 1 janari deri më 14 mars, Korporata Elektro-energjitike Shqiptare ka importuar 89,1 milionë euro energji elektrike me çmimin 237,2 euro megavatorë në muajin janar, ndërsa në muajin mars, çmimi ka shkuar në 222,7 euro. Deri më tani masa për kursim janë marrë për institucionet shtetëore dhe akset rrugore, por ende nuk ka kufizime për qytetarët.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi kriza energjitike ne shqiperi niveli i fierzes kriza energjitike ne shqiperi niveli i fierzes

Sondazh

Poll

Ekonomi 20 Mars 2022, 13:49

Shtrembërimi i tregut dhe populizmi

Nga Ola XamaShtrembërimi i tregut dhe populizmiHistoria e njerëzimit ka njohur deri më sot 3 parime që janë zgjedhur për mënyrën se si funksionon një treg: R...