Ekonomi

Indeksi i lumturisë: Shqipëria ndër 10 vendet më të korruptuara në botë

21 Mars 2022, 07:22 Nga DOSJA

Një nga gjashtë variablat e Indeksit të Lumturisë 2022, të publikuar pak ditë më parë nga OKB, është dhe perceptimi për korrupsionin, që matet nga sondazhet me qytetarët për dy pyetje: “A është korrupsioni i përhapur në qeveri apo jo?” dhe “A është korrupsioni i përhapur tek bizneset?”. Për periudhën 2019-2021, Shqipëria ka një pikëzim për këtë tregues prej 0.03, duke u renditur e 9-a në botë.

Qytetarët e Ballkanit në përgjithësi mendojnë se korrupsioni është i përhapur. Bosnjë Hercegovina është e dyta në botë, pas Afganistanit. Shtete të tjera të rajonit, qytetarët e të cilëve mendojnë që korrupsioni është i lartë janë Rumania, Bullgaria.

Në listë pas nesh është Maqedonia e veriut dhe më pas Kosova. Të dy këto shtete të fundit në renditjen e mëparshme ishin pozicionuar më keq sesa Shqipëria. Shteti, që perceptohet nga qytetarët e vet si më pak i korruptuari në botë vijon të jetë, është Singapori.

Në listën e më pak të korruptuarave janë dhe vendet nordike, Danimarka, Finlanda, Suedia, Norvegjia. Suedia dhe Zelanda e Re vlerësohen gjithashtu nga qytetarët e tyre si më pak të korruptuarat.

Perceptimi i lartë që kanë qytetarët dhe bizneset shqiptare për korrupsionit është një nga treguesit që na penalizon në indeksin e lumturisë. Ky indeks e rendit Shqipërinë të parafundit në Europë. Shqipëria renditej në vendin e 90, nga 146 shtete gjithsej, ndërsa nga shtetet e Europës lë pas Turqinë, që është në vendin e 112.

Raporti i Lumturisë është i bazuar në një anketë vjetore, ku pyeten rreth 1000 individë në rreth 150 vende të botës, të cilëve iu kërkohet që të rendisin, nga 1 në 10, për të parë nëse janë duke jetuar mirë apo jo. (Shqipëria ka marrë këtë vit 5.199 pikë).

Treguesit në të cilët bazohet indeksi marrin për bazë të ardhurat për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme, mbështetjen nga miqtë dhe të afërmit, të dhënat për bamirësi, liria për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit.

Studiuesit kanë përdorur gjashtë tregues për të kuptuar rezultatet: Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme në lindje, mbështetjen nga miqtë dhe të afërmit, bamirësinë, lirinë për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit.

Në kontrast nga shqiptarët e Shqipërisë, shqiptarët e Kosovës renditen populli më i lumtur në rajon dhe ndër më të lumturit në botë, duke u renditur në vendin e 32, pothuajse njësoj sa italianët e spanjollët.


Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.

Marrë nga Monitor

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi indeksi i lumturisë okb shqiperia vendet me te korruptuara ne bote indeksi i lumturisë okb shqiperia vendet me te korruptuara ne bote

Sondazh

Poll

Ekonomi 21 Mars 2022, 07:40

Yield-et e Bonove japin sinjale rritjeje

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar i Bonove me maturim 12 mujor arriti në 1.79%, nga 1.62% që kishte qenë në ankandin e mëpars...

Ekonomi 20 Mars 2022, 13:49

Shtrembërimi i tregut dhe populizmi

Nga Ola XamaShtrembërimi i tregut dhe populizmiHistoria e njerëzimit ka njohur deri më sot 3 parime që janë zgjedhur për mënyrën se si funksionon një treg: R...