Bota

Zelenskyy: Çdo marrëveshje paqeje me Rusinë duhet të kalojë një referendum

22 Mars 2022, 08:25 Nga DOSJA
Zelenskyy: Çdo marrëveshje paqeje me Rusinë duhet të

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se çdo marrëveshje e rënë dakort në negociatat e paqes me Rusinë duhet t’i nënshtrohet një referendumi në Ukrainë për t’i lënë njerëzit të bëjnë zgjedhjen e tyre.

“Unë ua shpjegova të gjitha grupeve negociatore, kur të flisni për të gjitha këto ndryshime (në një marrëveshje të ardhshme) dhe ato mund të jenë historike… ne do të kthehemi në një referendum. Popullit do t’i duhet të peshojë disa lloje kompromisi,”-tha Zelensky.

Sipas Daily Mail, Zelenskyy gjithashtu foli gjerësisht nëse Ukraina duhet të anëtarësohet në NATO. Ai tha se Ukraina nuk do të pranohet në NATO, sepse vendet anëtare të saj kanë frikë nga Rusia. Por ai tha se tani populli ukrainas ka nevojë për garanci sigurie. 

“Ka vende të NATO-s që duan të ofrojnë garanci sigurie…të cilët janë të gatshëm të bëjnë atë që do të bënte aleanca nëse ne do të ishim anëtarë. Dhe unë mendoj se ky është një kompromis normal,”-tha Zelenskyy

Të dielën në një intervistë me Fareed Zakaria për GPS-në, Zelensky tha se është mirënjohës ndaj anëtarëve të NATO-s për mbështetjen e Ukrainës ‘ekonomikisht ose ushtarakisht’, por shtoi se lufta ‘nuk do të kishte filluar’ nëse Ukraina ishte pjesë e saj.

Moska këmbëngul që Ukraina të mos pranohet kurrë në NATO, një organizatë e krijuar për të mbrojtur Evropën nga kërcënimi i Bashkimit Sovjetik në fillimin e Luftës së Ftohtë. Që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, NATO është zgjeruar për të përfshirë vendet në kufijtë e Rusisë.  

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Rusi-SHBA ‘në prag kolapsi’, Putin synon Odesën, 13 shtete ndihmojnë Ukrainën

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll