Ekonomi

Shtrembërimi i tregut dhe populizmi

20 Mars 2022, 13:49 Nga DOSJA
Shtrembërimi i tregut dhe populizmi

Nga Ola Xama

Shtrembërimi i tregut dhe populizmi

Historia e njerëzimit ka njohur deri më sot 3 parime që janë zgjedhur për mënyrën se si funksionon një treg: – Parimi i tregtisë së lirë –ku çdo gjë çmimi, cilësia, sasia, lloji i produktit, vendoset nga kërkesa, oferta dhe konkurrenca e lirë; – Parimi i ekonomisë shtet ose proletariatit – ku është qeveria (në teori populli) që cakton sa do të prodhohet, sa është çmimi, ku dhe kujt do t’i shitet dhe se çfarë duhet të tregtohet apo jo. Në këtë rast shteti ka rol të plotë kontrollues në të gjithë ekonominë e një vendi (ky sistem është zhvilluar me disa tipare të ndryshme dhe gjatë periudhave jo- komuniste në sistemet e monarkive absolute); – Dhe parimi i ekonomisë moderne – e nisur nga Kalvin, Kejns e Fridman, këto teori kanë marrë doktrinën liberale duke e përshtatur me filozofinë së shtetit minimal. Shteti lejon tregun e lirë pa ndërhyrje, por garanton që të mos ketë deformime të konkurrencës. Forcat politike më pas vendosin në program modelin ekonomik që do të qeverisin: kontroll më i lartë i shtetit nga të majtët, apo mbikëqyrje më e ulët për të djathtët, por të dyja palët në thelb ruajnë në mënyrë rigoroze një parim: konkurrencën e lirë.

Vetëm Shqipëria ka arritur që të krijojë një parim të ri ekonomik të quajtur “mishmash”. E udhëhequr nga interesat, klientelizmi dhe ndonjëherë populizmi, qeveria njëherë vendos të ndërhyjë në treg dhe njëherë zgjedh t’a lerë “të lirë”.

– Nëse Autoriteti i Konkurrencës i la detyrë në vitin 2015 qeverisë që të monitorojë çmimet e karburanteve me qëllim bërjen e transparencës për mënyrën e vendosjes së tyre, qeveria e ngriti këtë njësi në kulmin e krizës së çmimeve, por jo për të bërë transparencë, por për t’u mbyllur në një dhomë me grosistët dhe për të vendosur çmimin për të gjithë pikat e karburanteve. Pra nuk ka rëndësi sa punonjës ka një pikë, sa kushton qiraja, sa volume shitje ka, dhe nëse fitojnë më shumë ata që dominojnë importet, rëndësi ka populizmi tani që nisën protestat.

– Minimumi jetik që ka vendosur Avokati i Popullit dhe që pranon qeveria është 140 euro në muaj ose 17 mijë e 500 lekë të rinj, por pensioni minimal është 7 mijë lekë, ndihma ekonomike 11 mijë lekë dhe pagesa e papunësisë 15 mijë lekë.

– Edhe pse minimumi jetik është 17 mijë e 500 lekë në muaj, paga minimale vendoset të jetë 32 mijë lekë. Këtu përveç populizmit, përfiton dhe buxheti sepse vetëm nga rritja e fundit arkëtohen 8 milion USD më shumë.

– Indeksimi i inflacionit për pensionet bëhet me inflacionin e një viti më parë, nuk ka rëndësi se sa janë rritur realisht çmimet. Këtu fiton prapë populizmi dhe buxheti.

– Kur vjen puna për të ngrirë çmimet shteti ndërhyn në ekonomi, por çmimi që i paguhet inceneratorit të Tiranës për mbetje që nuk digjen por depozitohen nuk ndryshon, sepse nuk mund të ndërhyet.

– Kur nisi çmontimi i rafinerisë së Ballshit prapë shteti nuk ndërhynte dot te vendimet e një banke private edhe pse bëhej fjalë për një aset strategjik.

– Kur janë përzënë biznesmenë që kanë marrë miliona euro më pas në arbitrazh, shteti mund të ndërhyjë në treg.

– Shteti mund të japë ndihmë për sektorin energjitik edhe pse janë kompani më vete, por detyrimet e pagave të naftëtarëve për aksionet që ka te ARMO nuk i jep sepse është “kompani më vete”.

– Nëse dikush nuk paguan energjinë i ndërpritet, por ujësjellësave që kanë detyrimet më të larta nuk ka ç’ti bëjë se janë pushtet vendor.

– Shteti e mban taksën e pronës në bazë të vlerës reale, por shpronësimet i paguan me çmim reference gati dy herë më pak se sa takson vlerën e pronës.

– Shteti ndërton shtëpi për të pastrehët e tërmetit, por le të pastrehë familje të tjera…

Teoria “mishmash” deri tani duket se ka funksionuar, pasi për herë të parë në 30 vjet një qeveri mori mandatin e tretë. “Truri” i kësaj teorie mund të aplikojë vitin e ardhshëm pranë Akademisë së Shkencave Suedeze si kandidat për Nobel sepse ka shpikur një parim të ri ekonomik i cili po jep prova që po funksionon.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi kriza ekonomike prej luftes tregu i lire kriza ekonomike prej luftes tregu i lire

Sondazh

Poll