Bota

Johnson bisedon me Zelensky: Mbështetje të vazhdueshme ushtarake për Ukrainën

20 Mars 2022, 19:36 Nga DOSJA
Johnson bisedon me Zelensky: Mbështetje të vazhdueshme ushtarake

ANGLI- Kryeministri britanik Boris Johnson u zotua të vazhdojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën. Me anë të një postim i në Twitter ai bëri me dije se zhvilloi një telefonatë me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Kryeministri nënvizoi angazhimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për të punuar së bashku me partnerët ndërkombëtarë për të koordinuar mbështetjen për të forcuar vetëmbrojtjen e Ukrainës. Të dy liderët theksuan rëndësinë e vazhdueshme të sanksioneve në ushtrimin e presionit ndaj Putinit dhe ata dënuan sulmet e neveritshme ndaj civilëve të pafajshëm, pas bombardimeve të tmerrshme në Mariupol”, thuhet në njoftimin e Presidencës britanike.

I spoke to President @ZelenskyyUa this afternoon to set out hoë I ëill be ëorking to advance Ukraine’s interests at meetings of NATO and the G7 this ëeek.

The UK ëill continue to step up military, economic and diplomatic support to help bring an end to this terrible conflict.

— Boris Johnson (@BorisJohnson) March 20, 2022

LAJMI KRYESOR/ Dita e 25-të/847 viktima nga fillimi i luftës, Zelenskyy: Rusia po bën krime lufte

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota boris johnson volodymyr zelensky boris johnson volodymyr zelensky

Sondazh

Poll