Bota

Çavuşoğlu: Turqia dëshiron që të njihet pavarësia e Ukrainës dhe po punon shumë për të

20 Mars 2022, 18:26 Nga DOSJA
Çavuşoğlu: Turqia dëshiron që të njihet pavarësia e

TURQI- Turqia dëshiron të shohë të njihet pavarësia e Ukrainës dhe po punon shumë për të arritur paqen, tha ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu gjatë një mbledhjeje partiake në Antalia të dielën. CNN shkruan se sipas Çavuşoğlu Turqia ka lidhje të forta si me Ukrainën ashtu edhe me Rusinë, lufta midis dy fqinjëve të mëdhenj të Turqisë po prek vendin si dhe pjesën tjetër të botës.

“Ne e kundërshtuam fuqishëm aneksimin e Krimesë në vitin 2014. Nëse bota do të kishte dhënë përgjigjen e duhur ndaj aneksimit të Krimesë, atëherë ne nuk do të ishim në këtë situatë sot”, shtoi Çavuşoğlu.

Ai beson se të dyja palët janë afër një marrëveshjeje në fushat themelore. Pavarësia e Ukrainës është ndër kushtet e diskutuara për të cilat Turqia dëshiron që ajo të garantohet. Së bashku me Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe Gjermaninë, Turqia dëshiron të jetë garantuese për pavarësinë e Ukrainës.

LAJMI KRYESOR/ Dita e 25-të/847 viktima nga fillimi i luftës, Zelenskyy: Rusia po bën krime lufte

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi mevlüt çavuşoğlu lufta ukraine-rusi mevlüt çavuşoğlu

Sondazh

Poll