Art&Argëtim

RRËFIMI-Këngëtari italian Al Bano pret një familje ukrainase në shtëpi

18 Mars 2022, 21:29 Nga DOSJA
RRËFIMI-Këngëtari italian Al Bano pret një familje ukrainase

ITALI“Po ti je Al Bano i vërtetë?”. Pas një udhëtimi rraskapitës katër-ditor, kjo ishte fjala e parë që i tha familja ukrainase kur mbërriti në banesën e tij. Këngëtari ka vendosur të mirëpresë në shtëpinë e tij tre regugjatë ukrainas të arratisur nga Ukraina. Mësohet se ai do të mbajë në shtëpinë e tij në Cellino San Marco, në provincën e Brindisit, një nënë me një vajzë të vogël, Maria dhe Ivana, e dy studentë, Vlad, 18 vjeç dhe Ivan, 15 vjeç e gjysmë.

“Sa gjatë do të rrinë? Është një pyetje që nuk ia bëj vetes, Maria, Vlad dhe dy Ivani do të qëndrojnë në shtëpinë time sa të duan dhe shpresoj që më në fund të gjejnë pak qetësi.”

Këngëtari reaguar ashpër për lëvizjne e Putin në Ukrainë duke thënë: Presidenti Putin ka bërë një nga gabimet e tij më të mëdha. Një qëndrim dhe veprim të tillë nuk e prisja fare prej tij. E kam takuar, kam kënduar për të, por nuk jam shoku i tij siç kanë thënë.

Ndërsa i pyetur nëse ka kënduar diçka për mysafirët tuaj dje, Albano u përgjigj negativisht. 

“Jo, nuk më është dukur e duhura, ndoshta do ta bëj në ditët në vijim. Më duhet të gjej këngën e duhur, e cila do t’u japë lehtësim, shpresë dhe kurajo”. Edhe pse, sqaron ai, kur i ka parë ato gra dhe fëmijë të rraskapitur duke zbritur nga autobusi, ajo që menjëherë i ka ardhur në mendje është ‘Il paradiso dove’e’ e tij, e kompozuar në kohën e luftës në Bosnje. 

Marrë nga agi.it

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz al bano al bano

Sondazh

Poll