Bota

Televizioni shtetëror rus papritmas shkëput sinjalin gjatë fjalimit të Putin

18 Mars 2022, 14:33 Nga DOSJA
Televizioni shtetëror rus papritmas shkëput sinjalin gjatë

RUSI– Në një moment transmetimt të drejtpërdrejtë të fjalës së presidentit rus, Vladimir Putin duke folur në një stadium të mbushur, papritmas u nda në imazhe të këngëve patriotike që po luheshin në këtë ngjarje.

Kremlini tha se pas ndërprerjes qëndronte një defekt teknik. Fjalimi i plotë u transmetua më vonë. Putin po përkujtonte përvjetorin e marrjes së Krimesë në stadiumin Luzhniki të Moskës para një turme të madhe mbështetësish.

Turns out state TV cut out just before Putin finished the speech. He quoted Fyodor Ushakov, the legendary Tsarist-era admiral who is now the patron saint of Russia’s strategic nuclear bomber fleet, and left. pic.twitter.com/SJHpsyOWI1

— max seddon (@maxseddon) March 18, 2022

Turma valëviti flamuj dhe thërriste “Rusi, Rusi” ndërsa ai mbante fjalimin e tij.  Por ndërsa ai dukej se ishte ende duke folur, transmetimi papritur u pre në imazhe të tjera.  Është e paqartë pse ndodhi kjo.

Presidenti rus kishte lavdëruar trupat e tij, të cilat ai tha se vazhdojnë të “luftojnë heroikisht” në Ukrainë.  Ai foli gjithashtu se si Rusia po përpiqet të “rivendos” Krimenë, e cila u aneksua nga Rusia në 2014.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota aneksimi i krimese lufta ukraine-rusi vladimir putin aneksimi i krimese lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll