Bota

Ish-zonja e parë e Hondurasit, Rosa Bonilla, dënohet për herë të dytë për korrupsion

18 Mars 2022, 10:52 Nga DOSJA
Ish-zonja e parë e Hondurasit, Rosa Bonilla, dënohet për

SHBA– Ish-zonja e parë e Hondurasit, Rosa Elena Bonill, u dënua një gjykatë në Honduras dje për herë të dytë për korrupsion. Sipas Dailynews.com Sistemi gjyqësor i Hondurasit tha përmes Twitter, ditën e djeshme se gjykata e kishte dënuar Bonilla për përvetësim dhe mashtrim.

Sekretari i saj privat në atë kohë, Saul Escobar u dënua gjithashtu dje. Gjykata urdhëroi burgosjen e tyre në pritje të dënimit, i cili ishte caktuar për të hënën. “Ata u akuzuan për përvetësim të fondeve publike që ishin caktuar për projekte sociale,” tha Lucia Villars, zëdhënëse e sistemit gjyqësor.

Sipas prokurorëve, Bonilla mori rreth 480,000 dollarë dhe i depozitoi në llogarinë e saj personale katër ditë përpara se Lobo të largohej nga detyra. Të pandehurit gjithashtu dyshohet se morën 650,000 dollarë nga zyra.

Bonilla u dënua me 58 vjet burg në shtator 2019 për përvetësim të më shumë se 1 milion dollarëve gjatë viteve  2010 dhe 2014, kur bashkëshorti i saj Porfirio Lobo ishte president.

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lucía villars rosa elena bonill lucía villars rosa elena bonill

Sondazh

Poll