Bota

Inteligjenca britanike: Ushtria ruse ka bërë përparim minimal këtë javë

18 Mars 2022, 10:56 Nga DOSJA
Inteligjenca britanike: Ushtria ruse ka bërë përparim minimal

MRETËRIA E BASHKUAR- Inteligjenca britanike ka deklaruar të enjten se ushtria ruse ka ngecur kryesisht në të gjitha frontet. Sipas Insider, Ministria e Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar ka shkruajtur në Twitter se forcat ruse kanë bërë përparim minimal këtë javë.

“Forcat ruse kanë bërë përparim minimal në tokë, det ose ajër në ditët e fundit dhe ato vazhdojnë të pësojnë humbje të rënda. Rezistenca ukrainase mbetet e palëkundur dhe e mirë-koordinuar. Shumica dërrmuese e territorit ukrainas, duke përfshirë të gjitha qytetet e mëdha, mbetet në duart e Ukrainës,”-shkruajti Ministria e Mbrojtjes.

Rusia filloi pushtimin e plotë të Ukrainës më 24 shkurt. Që atëherë ajo ka pushtuar disa zona në lindje të Ukrainës dhe ka bombarduar qytete, duke përfshirë kryeqytetin, Kiev. 

Qytetet kryesore, si Kievi, Kharkiv dhe Mariupol, i kanë rezistuar javëve të bombardimeve artilerie dhe sulmeve ajrore, ndërsa ushtria ukrainase ka arritur të kufizojë trupat ruse në përparime relativisht të kufizuara.

LAJMI KRYESOR: Dita e 23-të! Më shumë se 700 civilë të vrarë, sulme në Lviv, Zelenskyy bisedë me Macron

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll