Bota

Zelenskyy paralajmëron mercenarët rusë: Më mirë jetë e gjatë se paratë

18 Mars 2022, 09:45 Nga DOSJA
Zelenskyy paralajmëron mercenarët rusë: Më mirë

UKRAINË- Lideri i Ukrainës, Vladimir Zelenskyy, tha në një video-mesazh që ndau në llogarinë e tij në Telegram se ata po luftonin për të mbrojtur vendin kundër një prej ushtrive më të mëdha në botë.

Është dita e 23-të e luftës dhe akoma ushtria ukrainase me në krye presidentin po mundohen ti bëjnë ballë agresionit rus. Sipas Republic World, në deklaratë Zelenskyy zbuloi se ka informacione se tashmë ushtria ruse ka filluar të rekrutojë disa vende. Presidenti i Ukrainës gjithashtu u bëri thirrje nënave ruse që të kujdesen për fëmijët e tyre.

“Dhe tani paralajmëroj të gjithë, këdo që do të përpiqet të bashkohet me pushtuesit në territorin e Ukrainës. Ky do të jetë vendimi më i keq i juaj. Një jetë e gjatë është më e mirë se paratë që ofrohen për një jetë të shkurtër. Çdo nënë që e di se djali i saj është dërguar në luftë kundër Ukrainës, duhet të dijë se ku është djali i saj”– tha Zelenskyy.

Duke ndarë informacionin se mijëra ushtarë rusë u kapën dhe më shumë se 13 mijë u vranë, Zelenski tha:

“Ne nuk e donim këtë luftë. Ne duam vetëm paqe”- shtoi ai.

LAJMI KRYESOR: Dita e 23-të! Më shumë se 700 civilë të vrarë, sulme në Lviv, Zelenskyy bisedë me Macron

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vladimir zelenskyy lufta ukraine-rusi vladimir zelenskyy

Sondazh

Poll

Bota 18 Mars 2022, 08:24

Sulmi në Kiev, një i vrarë dhe 4 të plagosur

KIEV– Një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën pasi pjesë të një rakete ruse ranë mbi një ndërtesë banimi në pjesën veriore të kryeqytetit ukrainas ...