Bota

Aksidenti i rëndë në Teksas, nëntë persona mbetën të vdekur

18 Mars 2022, 09:17 Nga DOSJA
Aksidenti i rëndë në Teksas, nëntë persona mbetën

TEKSAS- Një 13-vjeçar po ngiste një kamionçinë dhe u përplas me një furgon që transportonte anëtarët e ekipit të golfit të një univeritetit të New Mexico. Nëntë persona mbetën të vdekur nga aksisenti në Teksasin Perëndimor të martën mbrëma. 

Sipas Today, zëvendës Kryetarit të Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit, Bruce Landsberg tha se sipas një hetimi është zbuluar se kamioni kishte një rrotë rezervë në vend të gomës së majtë të përparme dhe gjithashtu  është zbuluar se kamioni ka hyrë në drejtim të kundërt të qarkullimit dhe është përplasur me furgonin. Dy personat që ndodheshin në kamion, një 38-vjeçar dhe 13-vjeçari që ishte në timon kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.

“Një fëmijë 13-vjeçar ishte pas timonit të kamionçinës,”-tha Landsberg gjatë një konference për shtyp të enjten.

Departamenti i Sigurisë Publike në Teksas identifikoi viktimat të mërkurën si Tyler James, 26 vjeç; Mauricio Sanchez, 19 vjeç; Travis Garcia, 19 vjeç; Jackson Zinn, 22 vjeç; Karisa Raines, 21 vjeç; Laci Stone, 18 vjeç; dhe Tiago Sousa, 18 vjeç. Dayton Price, 19 vjeç dhe Hayden Underhill, 20, janë në gjendje kritike. 

(j.c)/dosja.al 

 

 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota aksident ne teksas lufta ukraine-rusi aksident ne teksas lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 18 Mars 2022, 08:24

Sulmi në Kiev, një i vrarë dhe 4 të plagosur

KIEV– Një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën pasi pjesë të një rakete ruse ranë mbi një ndërtesë banimi në pjesën veriore të kryeqytetit ukrainas ...