Bota

Kryebashkiaku i Lviv: Raketat ruse goditën një fabrikë riparimi avionësh, tym në qiell

18 Mars 2022, 07:53 Nga DOSJA
Kryebashkiaku i Lviv: Raketat ruse goditën një fabrikë riparimi

UKRAINË-Kryetari i Bashkisë së Lvivit, Andriy, ka njoftuar se mëngjesin e sotëm raketat ruse gotidën një fabrikë riparimi avionësh. Sipas economictimes Sadovyi ka shkruar në aplikacionin e mesazheve Telegram, se disa raketa goditën vendin, i cili është afër aeroportit të Lviv. Gjithashtu puna në uzinë ishte ndalur përpara se raketat të goditeshin dhe nuk kishte raportime për viktima.

Një reporter i AFP-së ka thënë se kanqë parë shumë tym që po kalonte mbi aeroportin e Lvivit, raketat e kanë goditur fabrikën mëngjesin e sotëm në orën 7:30.

“Një shtresë e trashë tymi gri kaloi në qiellin blu të pastër mbi aeroportin e Lviv në Ukrainën perëndimore në orën 7:30 të mëngjesit të së premtes”, tha një reporter i AFP.

Sot është dita e 23-të e pushtimit rus të Ukrainës. Më shumë se 700 civilë, përfshirë 52 fëmijë, u vranë në Ukrainë midis 24 shkurtit dhe 15 marsit, ka njoftuar OKB.

LAJMI KRYESOR: Dita e 23-të! Më shumë se 700 civilë të vrarë, sulme në Lviv, Zelenskyy bisedë me Macron

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 18 Mars 2022, 08:24

Sulmi në Kiev, një i vrarë dhe 4 të plagosur

KIEV– Një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën pasi pjesë të një rakete ruse ranë mbi një ndërtesë banimi në pjesën veriore të kryeqytetit ukrainas ...