Bota

LUFTA/ Biden paralajmëron Xi Jinping: Kina do të mbajë përgjegjësi nëse ndihmon Rusinë

18 Mars 2022, 07:28 Nga DOSJA
LUFTA/ Biden paralajmëron Xi Jinping: Kina do të mbajë

SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden, do të telefonojë sot, më 18 mars, udhëheqësin kinez Xi Jinping. Sipas The Guardian, SHBA po i bën presion Kinës që të mos ofrojë mbështetje ushtarake ose municione për Rusinë në pushtimin e saj në Ukrainë.

“Presidenti Biden do të flasë me presidentin Xi të premte dhe do t’ia bëjë të qartë se Kina do të mbajë përgjegjësi për çdo veprim që do të ndërmarrë për të mbështetur agresionin rus”-tha sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken në një konferencë për shtyp më 17 mars.

Biden dhe Xi gjithashtu do të diskutojnë konkurrencën ekonomike midis dy vendeve, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

“Kjo është pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të mbajtur linja të hapura komunikimi midis dy vendeve. Të dy liderët do të diskutojnë menaxhimin e konkurrencës midis dy vendeve tona, si dhe luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe çështje të tjera me interes të përbashkët”-tha Psaki.

Telefonata ishte planifikuar pas takimit në Romë më 14 mars, midis këshilltarit të sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan dhe këshilltarit të lartë kinez për politikën e jashtme, Yang Jiechi.

Një zyrtar i lartë i administratës së Biden tha se Sullivan ishte i drejtpërdrejtë me Yang në lidhje me imlikimet dhe pasojat e mundshme për Kinën nëse i ofron mbështetje Rusisë.

Gjatë takimit të tij me Yang, Sullivan kërkoi më shumë transparencë për qëndrimin e Pekinit në lidhje me Rusinë dhe përsëriti se çdo përpjekje e Kinës për të ndihmuar Rusinë të shmangte sanksionet do të ishte e kushtueshme për qeverinë e Xi Jinping.

LAJMI KRYESOR: Dita e 23-të! Më shumë se 700 civilë të vrarë, sulme në Lviv, Zelenskyy bisedë me Macron

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota biden dhe xi jinping joe biden lufta ukraine-rusi biden dhe xi jinping joe biden lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll