Bota

Sulme raketash mbi banesat në Kiev, vritet aktorja e njohur ukrainase

18 Mars 2022, 06:47 Nga DOSJA

UKRAINË– Një aktore ukrainase, Oksana Shvets, e njohur për punën e saj në ekranin e kinemasë dhe të teatrit, u vra në një sulm me raketa ruse në Kiev. Këtë e ka bërë të ditur teatri vendas, siç raportojnë mediat ndërkombëtare.

“Gjatë bombardimit të një ndërtese banimi në Kiev, u vra një artiste ukrainase e vlerësuar me çmime, Oksana Shvets”, thuhet në një deklaratë të Teatrit.

“Nuk ka falje për armikun që ka ardhur në tokën tonë!”, vijon deklarata nga teatri.

Aktorja ishte vlerësuar me një nga çmimet më të larta artistike në vendin e saj për angazhimin e saj të vazhdueshëm ndaj teatrit. Shvets ishte anëtare e trupës së Teatrit të Rinj që nga viti 1980, sipas Variety. Përveç punës së saj skenike, ajo luajti në filma të ndryshëm ukrainas, duke përfshirë “Nesër do të jetë nesër”, “Sekreti i Shën Patrikut”, “Kthimi i Mukhtarit” dhe shfaqjen televizive “Shtëpia me zambakë”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota kryesore lufta ukraine-rusi oksana shvets vritet oksana shvets lufta ukraine-rusi oksana shvets vritet oksana shvets

Sondazh

Poll