Art&Argëtim

“Isha naive, jam sulmuar për lidhjen time”/ Armina Mevlani: Mos tregoni për jetën intime

16 Mars 2022, 21:51 Nga DOSJA
“Isha naive, jam sulmuar për lidhjen time”/ Armina Mevlani: Mos

TIRANË- Moderatorja Armina Mevlani ka folur për periudhën e vështirë që ka pasur kur marrëdhënia e saj me Shkëlzen Berishën u bë publike. Ajo rrëfeu sonte në “Goca dhe Gra”, se është ndjerë e sulmuar, në një kohë kur ishte naive.

“Unë personalisht e kam gjetur veten në një moshë shumë të re përpara sulmeve medietike. Jeta ime, që kur lidhja ime u bë publike, ndryshoi komplet. Unë isha një vajzë naive që adhuroja të rrija vetëm me shoqërinë time. S’kisha pasur eksperienca lidhjesh serioze më parë. Nga momenti që më ndryshoi në pak ditë, fillova të kuptoj që shumë gjëra nga shoqëria ime funksiononin ndryshe. Shumë gjëra të miat personale filluan të qarkullonin, të cilat unë i kisha folur me njerëzit e mi më të afërt,”-tha ajo.

Pas rrëfimit të saj, blogerja ka një mesazh për vajzat që e dëgjojnë, duke u kërkuar që të mbajnë disa gjëra për vete.

Ajo që unë dua t’i them vajzave të reja, të paktën për sa i përket eksperiencës sime, është që të tregohen të zgjuara dhe të jenë të fokusuara te jeta e tyre intime. Është një shprehje që thotë ‘mos tregoni rrogën, jetën intime dhe planet e ardhshme,”-shtoi ai.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz armina mevlani armina mevlani

Sondazh

Poll