Bota

Kamala Harris shkruan gabimisht në Twitter se Ukraina është pjesë e NATO-s

17 Mars 2022, 09:29 Nga DOSJA
Kamala Harris shkruan gabimisht në Twitter se Ukraina është

SHBA- Zëvëndës presidetja amerikane Kamala Harris deklaroi të martën se SHBA po mbështeste Ukrainën kundër forcave pushtuese ruse në mbrojtje të aleancës së NATO-s. Sipas NY post, Harris e fshiu menjëherë postimin e saj në Twitter pasi postimi I saj nënkuptonte gabimisht se Ukraina ishte një anëtare e bllokut 30-vendesh të NATO-s.

Tëeet-i u postua fillimisht rreth orës 20:30 të mbrëmjes së së martës. Një postim i dytë, pothuajse identik, u postua pothuajse një orë më vonë rreth orës 21:20.

“Kur isha në Poloni, u takova me anëtarët e shërbimit amerikan dhe polak, duke i falënderuar ata që qëndruan me aleatët tanë të NATO-s për lirinë, paqen dhe sigurinë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me vendosmëri me popullin ukrainas në mbrojtje të aleancës së NATO-s,”-shkruante Harris në postimin e parë në orën 20:30.

“Kur isha në Poloni, u takova me anëtarët e shërbimit amerikan dhe polak, duke i falënderuar ata që qëndruan me aleatët tanë të NATO-s për lirinë, paqen dhe sigurinë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me vendosmëri me popullin ukrainas dhe në mbrojtje të aleancës së NATO-s,”-postimi I shkruajtur një orëë më vonë nga Harris.

Dallimi i vetëm midis dy postimeve është fjala e shtuar “dhe” në fjalinë e dytë, duke sqaruar se SHBA-të mbështesin Ukrainën dhe aleancën e NATO-s. 

 

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kamala harris lufta ukraine-rusi kamala harris lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 17 Mars 2022, 08:16

ANALIZA e BBC: Çfarë dëshiron Putin?

RUSI– Qëllimet e vendosura nga Presidenti rus Vladimir Putin në fillimin e pushtimit rus duket se janë zbutur gjatë rrjedhës së një lufte që ai supozoi se...