Bota

TAP transporton 10 miliardë metra kub gaz natyror në Evropë

17 Mars 2022, 08:56 Nga DOSJA
TAP transporton 10 miliardë metra kub gaz natyror në Evropë

ITALI -Gazsjellësi Trans Adriatik ka bërë të ditur se një total prej 10 miliardë metra kub (bcm) gaz natyror nga Azerbajxhani tashmë ka hyrë në Evropë nëpërmjet pikës së ndërlidhjes së Kipoit, në kufirin greko-turk, ku TAP lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP). Nga këto 10 miliardë metra kub, afërsisht 8.5 bcm janë dorëzuar në Itali, raporton CorriereSalentino.

Luca Schieppati, Drejtor Menaxhues i TAP, tha: “10 miliardë metra kub është një moment historik simbolik, por i rëndësishëm.

Shefja e TAP, Marija Savova: Furnizimi me 10 miliardë metër kub gaz të parë në Europë ka bërë të mundur rritjen e likuiditetit në tregjet e synuara, duke forcuar rolin e TAP-it si një operator i besueshëm që mund të kontribuojë ndjeshëm në sigurinë e furnizimit në kontinent. TAP mund të dyfishojë kapacitetin e tij dhe të zgjerohet në mënyrë progresive, deri në 20 miliardë metra kub në vit, për një periudhë që varion nga 45 në 65 muaj në varësi të kërkesave të marra gjatë fazës detyruese të testit të tregut që po zhvillohet aktualisht, e planifikuar për në korrik 2023. Megjithatë, TAP mund të përshpejtojë këtë afat kohor dhe të nisë fazën e detyrueshme të testit të tregut në 2022, me kusht që të marrë shprehje interesi për një fillim të hershëm në konsultimin publik në vazhdim.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota europe gaz natyror ne europe europe gaz natyror ne europe

Sondazh

Poll

Bota 17 Mars 2022, 08:16

ANALIZA e BBC: Çfarë dëshiron Putin?

RUSI– Qëllimet e vendosura nga Presidenti rus Vladimir Putin në fillimin e pushtimit rus duket se janë zbutur gjatë rrjedhës së një lufte që ai supozoi se...