Bota

Fan Xianrong: Kina nuk do ta sulmojmë kurrë Ukrainën

17 Mars 2022, 08:55 Nga DOSJA
Fan Xianrong: Kina nuk do ta sulmojmë kurrë Ukrainën

KINA- Ambasadori i Kinës në Ukrainë, Fan Xianrong në një takim në Lviv me kreun e administratës ushtarake rajonale ukrainase tha se Kina nuk do ta sulmojë kurrë Ukrainën.

“Kina nuk do ta sulmojë kurrë Ukrainën. Ne do të ndihmojmë, veçanërisht ekonomikisht…Në këtë situatë, që keni tani, ne do të veprojmë me përgjegjësi. Kina është një vend mik për popullin ukrainas. Si ambasador, mund të them me përgjegjësi se Kina do të jetë gjithmonë një forcë e mirë për Ukrainën si ekonomikisht ashtu edhe politikisht,”-tha Fan Xianrong.

Sipas CNN, Fan Xianrong gjithashtu tha se ambasada kineze ishte zhvendosur nga Kievi në Lviv dhe do të qëndronte atje për momentin.

Të martën, ambasadori i Kinës në SHBA, Qin Gang tha se Pekini dëshironte që konflikti në Ukrainë të merrte fund.

Konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës nuk është një shenjë pozitive për Kinën. Sikur Kina të ishte në dijeni për luftën, ne do të kishim bërë çdo gjë për ta parandaluar atë,” përfundoi Qin.

Komentet e tij pasuan pretendimet e zyrtarëve të inteligjencës amerikane se Rusia i kishte kërkuar Kinës mbështetje ushtarake në Ukrainë diçka që Pekini dhe Moska e kanë mohuar. 

LAJMI KRYESOR; Lufta në Ukrainë!Bomba në strehimore dhe teatro në Kiev, Biden akuzon Putin: Kriminel lufte

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota fan xianrong lufta ukraine-rusi fan xianrong lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 17 Mars 2022, 08:16

ANALIZA e BBC: Çfarë dëshiron Putin?

RUSI– Qëllimet e vendosura nga Presidenti rus Vladimir Putin në fillimin e pushtimit rus duket se janë zbutur gjatë rrjedhës së një lufte që ai supozoi se...