Art&Argëtim

Trajnere tek “The Voice”/ Si e përshkruante Ledion Liço Elsa Lilën: Kërkuese deri në çmendi

16 Mars 2022, 15:49 Nga DOSJA
Trajnere tek “The Voice”/ Si e përshkruante Ledion Liço

TIRANË– Këngëtarja shqiptare, me famë edhe në Itali, Elsa Lila është arrestuar mëngjesin e sotëm për trafik droge. Por deri më tani në vendin tonë ajo ishte e njohur vetëm sa i përket profesionit. Madje u rikthye në atdhe për të marrë pjesë në “The Voice of Albania”, si trajnere në vitin 2014.

Por jo shumë ditë më parë, gjatë emisionit “Ëndërtjerrësit” (dedikuar krijimi të Top Channel), Ledion Liço, prezantuesi i emisionit, kujtoi si ishte të punoje me Lilën. Gjatë fjalës së tij, e ka përshkruar një person shumë të rreptë në punë dhe jashtëzakonisht të prerë.

“Elsa Lila ishe kërkuese deri në ku di unë, deri në çmendi andej nga fundi. Realisht jam vënë në vështirësi. Elsa peshonte çdo fjalë! Kërkuese e madhe e gjësë, kërkonte… peshonte çdo fjalë të Sidritit (Bejlerit) dhe Eltonit (Dedës). Ka qenë një periudhë që ishte më e vështirë të bëjë “Voice” se “Big Brother” se kishte shumë konflikt. Flasim për konfikte profesionale,”-shpjegoi ai.

SHIKO MINUTËN E 16:

Ndërsa duket se pas atij viti, pas kthimit në Itali, Elsa Lila duket se e ka pasur të vështirë që të qëndrojë besnike e karrierës së saj, duke u prëfshirë në botën e errët të krimit. Po aty a ishte aq kërkuese vallë?

LAJMI KRYESOR: Pjesë e bandës së drogës në Itali! Arrestohet këngëtarja Elsa Lila, ROLI që kishte në grup

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz arrestohet elsa lila elsa lila ledion lico arrestohet elsa lila elsa lila ledion lico

Sondazh

Poll