Bota

Konsulli i shkarkuar i shkruan Kurtit, i tregon për skandalet e ministres Gërvalla

16 Mars 2022, 20:42 Nga DOSJA
Konsulli i shkarkuar i shkruan Kurtit, i tregon për skandalet e ministres

KOSOVË– Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka shkarkuar 11 zyrtarë të shërbimit të jashtëm, me arsyetimin që procedurat për rekrutimin e tyre kanë qenë jashtëligjore. Në mesin e zyrtarëve të shkarkuar, është edhe Gramos Begolli, i cili deri sot shërbente si Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Hamburg të Gjermanisë.

Sikurse edhe disa emra të tjerë që janë përfshirë në vendimin për shkarkim, pakënaqësi të mëdha ka shfaqur edhe Begolli, i cili ka nisur edhe një letër në adresën zyrtare kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Shkarkimin e pranuar sot, Begolli e ka quajtur “hakmarrje klasike” nga ministrja Gërvalla në letrën që ia ka nisur Kryeministrit Kurti, e të cilën e ka siguruar Gazeta Express. Po ashtu, Begolli thotë se shkarkime të tilla i kujtojnë spastrimet politike në kohën e komunizmit.

Begolli, i është ankuar Kryeministrit Kurti për sjellje arrogante nga Ministrja Gërvalla, sidomos nga 16 shkurti, kur ajo, jashtë kanaleve zyrtare, përmes një mesazhi në Whatsapp, i kishte kërkuar ish-konsullit Begolli që ta ftojë në ngjarje edhe Muhamet Idrizin dhe t’i kërkojë falje që s’e kishte ftuar më herët.

Kjo kërkesë dhe ndërhyrje e Gërvallës, kishte shkaktuar përplasje mes saj e Begollit, i cili vetëm një ditë pas Ditës së Pavarësisë, i kishte shkruar një email zyrtar kryeministrit, duke i treguar për veprimet joprotokollare që kishte bërë ministrja.

Në letrën që Begolli i ka dërguar sot Kurtit, ai thotë se me datën 17 shkurt, Gërvalla kishte vendosur të udhëtonte drejt Hamburgut, vetëm e vetëm që ta ngacmojë atë, pas përplasjes që tashmë kishte ndodhur.

Në vend që të merrte pjesë në funksionet e saj të planifikuara ndërsa vendi ndërsa vendi po shënonte 14 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, znj. Gërvalla mori një vendim impulsiv në minutën e fundit për të udhëtuar në Hamburg me qëllim që të më ngacmonte, ta thyente agjendën e planifikuar dhe t’i jepte rëndësi një personi të paftuar, e gjithë kjo për shkak të lidhjes politike me të. Para dhe  pas mbërritjes së saj në Hamburg ajo komunikoi me mua në mënyrë joprofesionale dhe nënçmuese”, thuhet në letrën e Begollit për Kurtin.

Në këtë letër, Begolli ka pyetur se si do t’i përballojë  Gërvalla angazhimet më stresuese të politikës, nëse ajo merr këso vendime impulsive dhe braktis festimet e Ditës së Pavarësisë vetëm sa për ta ndihmuar një mik të saj. Ai ka thënë po ashtu, se shkarkimi i tij, vetëm dy javë para se t’i përfundojë mandati, i kujton “spastrimet e kohës së komunizmit të kuadrove të padëshiruar”.

Tutje, Begolli ka thënë se shkarkimi i erdhi në mënyrë aq të shpejtë, saqë nuk mbeti kohë as për takime lamtumirëse me zyrtarë të vendit nikoqir e as nuk u bë një plan për pranim dorëzim të detyrës. Ai ka thënë se kjo gjë do të lë përshtypje të keqe te shteti gjerman.

Sipas Begollit, komunikimi me media, për veprimin e sipërpërmendur të Gërvallës gjatë festës së pavarësisë, e kanë shtyrë Gërvallën drejt shkarkimit të tij.

Mund të konkludohet lehtë se ndërveprimet e mia me mediat në shërbim të fjalës së lirë dhe të vërtetës e çuan znj. Gërvalla drejt këtij vendimi. Shkarkimi im dhe agresioni i shfaqur përmes aktit – përveç shkeljeve të mëparshme ndaj meje dhe protokollit zyrtar – mund të kuptohen vetëm si hakmarrje klasike!”, ka shkruar ai.

Në fund, Begolli porosit Kurtin se ai do të ankohet te instancat përkatëse ligjore dhe i ka ofruar bashkëpunimin e tij në rast se ai ka interesim për ta trajtuar këtë çështje./Express/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni donika gërvalla gramos begolli kosova shkarkon 11 zyrtar donika gërvalla gramos begolli kosova shkarkon 11 zyrtar

Sondazh

Poll