Bota

Kurti mbi Kodin Civil: Nuk ka kuptim që të drejtat t’i takojnë vetëm atij që është si unë

16 Mars 2022, 20:23 Nga DOSJA
Kurti mbi Kodin Civil: Nuk ka kuptim që të drejtat t’i

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës së tij në Kuvend ku po diskutohej mbi Kodin e ri Civil i cili i hapte rrugë martesave të të njëjtës gjini tha se beson te të drejtat e njeriut.

Kurti tha se ai beson se njerëzit duhet të jenë të barabartë, ndërsa theksoi se “nuk ka kuptim që të drejtat t’i takojnë vetëm atij që është sikur unë”,

Unë nuk besoj që duhet t’i meritojmë të drejtat. Të drejtat na takojnë. I takojnë gjithsecilit. Edhe atij që nuk është sikur unë. Nuk ka kuptim që të drejtat t’i takojnë vetëm atij që është sikur unë”, tha Kurti.

Kurti fillimisht shpjegoi se drafti i Kodit të ri Civil nuk e përfshin martesën dhe çështjen e adoptimit të fëmijëve nga çiftet e gjinisë së njëjtë.

Sqarimi i parë është që nuk bëhet fjalë as për martesë, as për adoptim të fëmijëve. Le t’i heqim të gjitha dilemat. Bëhet fjalë vetëm për paralajmërimin për ligj për bashkësitë civile. Pra ne po paralajmërojmë që do të ketë një ligj të veçantë për këtë”, tha Kurti.

Ai gjithashtufoli edhe për këndvështrimin e tij personal mbi këtë çështje dhe ofroi bazën e argumentimit të tij për këtë.

E dyta, unë si kryeministër dhe si kryetar i subjektit më të madh në Kosovë, unë besoj në të drejtat e njeriut. Unë besoj që të drejtat nuk duhet t’i meritojmë. Të drejtat burojnë nga qenia. Të mirat vijnë nga puna, të drejtat burojnë nga qenia. Me vetë faktin që je njeri, ke të drejta. Jemi të ndryshëm- disa janë më shumë të ndryshëm – por të gjithë jemi njerëz. Dhe unë besoj në të drejtat e njeriut”, tha ai.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti kodi i ri civil ne kosove albin kurti kodi i ri civil ne kosove

Sondazh

Poll