Bota

Zëvendëskryeministri i Polonisë: Duhet një mision paqeruajtës ndërkombëtar në Ukrainë

16 Mars 2022, 09:04 Nga DOSJA
Zëvendëskryeministri i Polonisë: Duhet një mision

POLONI– Zëvendëskryeministri i Polonisë Jaroslaw Kaczynski ka bërë thirrje për dërgimin e një misioni paqeruajtës ndërkombëtar në Ukrainë. Reuters shkruan se pas një takimi të martën me krerët e Polonisë, Sllovenisë, Republikës Çeke dhe Ukrainës në Kiev, Kaczynski tha se duhet një mision që të veprojë në vendin që po përballet me agresionin rus.

“Unë besoj se nevojitet një mision paqeje i NATO-s ose një mision më i gjerë traktati ndërkombëtar, i cili do të jetë në gjendje që të veprojë në Ukrainë. Unë do të doja t’i referohem ndërgjegjes së liderëve evropianë, sepse Ukraina ka nevojë për ndihmë,”- tha ai ndër të tjera.

LAJMI KRYESOR: Dita e 21-të! Rusët mbajnë 500 pengje në spital, sot raundi i 5-të i bisedimeve

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota jaroslaw kaczynski lufta ukraine-rusi jaroslaw kaczynski lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 16 Mars 2022, 09:01

Vaksinimi me detyrim dëmton demokracinë

Debati i pafund për vaksinimin e detyrueshëm dëmton demokracinë dhe forcon kundërshtarët e demokracisë. Deri tani nuk ka asnjë vendim konkret, mendon Volker Wit...

Bota 16 Mars 2022, 08:43

Buxheti i shtetit në Gjermani! DW: Kush paguan?

Bundestagu së shpejti do të marrë postë nga qeveria federale me projektbuxhetin për vitin 2022, i cili ka kohë që është vjetëruar në pikat kyçe. Drafti p...