Bota

Tre foshnje lindën dhe u braktisën në bodrumet në Mariupol

16 Mars 2022, 08:52 Nga DOSJA
Tre foshnje lindën dhe u braktisën në bodrumet në Mariupol

UKRAINË- Tre foshnja të lindura para kohe shtriheshin krah për krah më 15 mars, të mbështjella me batanije në një spital në qytetin e rrethuar ukrainas Mariupol, lënë aty nga prindërit që nuk mund të kujdesen për to.

Të hënën në mëngjes, një nënë 30-vjeçare mbërriti në klinikën e improvizuar me djalin që lindi në spital një javë më parë. Ajo nuk ishte në gjendje t’i mbante lotët ndërsa ia dorëzoi stafit fëmijën Laurence.

“Është edhe më e vështirë që ai është në një vend ku ka granatime. Dhe kur prindërit e tij do ta marrin për shkak të kësaj? Është vërtet e vështirë.”– tha Victoria.

Shumë nënë janë detyruar ti lejn fëmijët e tyre në maternitet pasi skan mundur dot të kujdesen për to në një kohë ur nuk dihet se nga momenti në moment mund të sulmohen nga ushtria ruse. Sipas CNN gjashtë dado po punojnë në maternitet që të ushqejnë dhe të kujdesen për 21 foshnje të braktisura.

Një dado 37-vjeçarja Antonina Yefimovich ka treguar sa e vështirë është të kujdesesh për foshnjat pasi sulmet ruse po afrohen çdo ditë edhe mëshumë dhe foshnjat tremben nga zhurmat.

Por dadot kanë refuzuar që të largohen sepse nuk duan të braktisin fëmijët.

“Unë do të shkoja, (sepse) edhe unë kam familjen time.Por ne nuk kemi kujt t’i lëmë këto foshnja. Këto foshnja nuk mund të braktisen. Ata janë të pambrojtur. Ata gjithashtu kanë nevojë për kujdes. Dhe ne me të vërtetë shpresojmë që prindërit të vijnë dhe t’i marrin së shpejti,”– tha dadoja.

Materniteti BioTexCom u zhvendos në bunkerin e betonit në ditën e parë të pushtimit rus gati tre javë më parë, për të mbrojtur foshnjat nga çdo zjarr që vjen.

LAJMI KRYESOR: Dita e 21-të! Rusët mbajnë 500 pengje në spital, sot raundi i 5-të i bisedimeve

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 16 Mars 2022, 08:43

Buxheti i shtetit në Gjermani! DW: Kush paguan?

Bundestagu së shpejti do të marrë postë nga qeveria federale me projektbuxhetin për vitin 2022, i cili ka kohë që është vjetëruar në pikat kyçe. Drafti p...