Bota

Ukrainasja rrëfen tmerrin: E kam parë luftën vetëm në filma, tani po e jetoj

16 Mars 2022, 07:41 Nga DOSJA
Ukrainasja rrëfen tmerrin: E kam parë luftën vetëm në

UKRAINË- Ndërkohë që lufta vazhdon një grua e cila jetonte e vetme ka treguar se si raketat i kanë shkatërruar ballkonin e shtëpisë ku jetonte prej 33 vitesh. Sipas BBC, gruaja jetonte e vetme dhe ndër të tjera ajo ka treguar se si i ka parë raketat teksa hidheshin nga forcat ruse drejt qyteteve Ukrainase. Tani Tatyana tha se është zgjuar me alarmin për sulm ajror rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm dhe pa raketa që “fluturonin në qiell”.

“U largova nga dritarja dhe më pas, bum! Xhami i thyer më goditi shpinën. Unë u trondita! Luftën e kam parë vetëm në filma, e kam parë vetëm nga TV. Tani e kam përjetuar vetë,”-tha Tatyana.

Tatyana zbuloi për BBC se po planifikon të largohet përkohësisht nga banesa ku jeton prej 33 vitesh pasi është e rrezikshme. Ajo jetonte në një nga tre ndërtesat shumëkatëshe të dëmtuara nga bombardimet në Kiev këtë mëngjes. Në njërën prej tyre u vranë pesë persona.

LAJMI KRYESOR: Dita e 21-të! Rusët mbajnë 500 pengje në spital, sot raundi i 5-të i bisedimeve

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi tetyana lufta ukraine-rusi tetyana

Sondazh

Poll