Yjet janë në favor të parave dhe marrëveshjeve! Demi do shpërblehet sot, horoskopi ditor
16 Mars 2022, 06:01Nga DOSJA
Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Ju duhet të shmangni konfliktet dhe të ruani ekuilibrat. Kujdes nga përplasjet me të afërmit dhe lini zemrën të lirë.
Demi Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj Harrojeni dashurinë për të mërkurën. Marrëdhëniet e lindura në këtë periudhë nuk janë më të mirat. Në punë dëshironi diçka të re, të ndryshoni ambientin ose të provoni gjëra të reja. Provoni ta bëni dhe do të shpërbleheni.
Binjakët Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor Është një ditë interesante për dashurinë, por kujdes nga ndërhyrjet e jashtme. Mendoni mirë veprimet që doni të bëni sepse rrezikoni të bëni gabime.
Gaforrja Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik Duke nisur data 17 e dita e enjte do të përjetoni momente emocionuese. Jeni të shqetësuar për punën dhe duhet të gjeni strategji të reja.
Luani Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht Të mërkurën, Hëna nuk është në shenjën tuaj ndaj shmangni konfliktet. Jeni konfuzë në punë, ndoshta për shkak të ndryshimit që kërkoni por nuk vjen. Nuk dini nëse doni të vazhdoni me të njëjtin ritëm apo të nisni nga e para.
Virgjëresha Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator Këtë periudhë, marrëdhënia juaj është e çuditshme.Të mërkurën mund të ndiheni të shqetësuar. Në punë Jupiteri është përballë dhe ju bën të mos shihni asnjë përmirësim, ndaj prisni pak kohë.
Peshorja Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor Këtë pasdite Hëna do të jetë në shenjën tuaj, pritet lindja e emocioneve të bukura. Në punë, nëse kultivoni ide të reja, brenda një kohe të shkurtër do të sjellin shumë sukses.
Akrepi Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor Në dashuri, kjo është periudhë shumë e mirë për ju. Në punë, është keq të mos e përdorni fuqinë e Mërkurit për të trajtuar disa çështje të pazgjidhur.
Shigjetari Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor Në dashuri, të mërkurën është dita e këndshme. Në punë jeni më optimistë, kushtojini vëmendje shpenzimeve, është ditë interesante.
Bricjapi Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar Do ta keni më të lehtë të thoni atë që ndjeni. Kini kujdes në katër ditët e ardhshme. Çështjet ligjore më në fund mund të mos kenë më probleme.
Ujori Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt Në dashuri do të lini pas tensionet e fillimit të muajit për t’i hapur rrugë emocioneve të bukura. Shmangni zgjedhjet e sikletshme në punë.
Peshqit Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars Njohuritë e bëra këtë muaj mund të jenë interesante. Yjet janë në favor të parave dhe marrëveshjeve!
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ANGLI- Rebel Wilson bëri një shaka për marrëdhëniet e Leonardo DiCaprio -s ndërsa priste ceremoninë Baftas të vitit 2022. Independent shkruan se duke ecur rreth...
TIRANË– Këngëtari Maluma dhuroi spektakël në sheshin Nënë Tereza. Pjesëmarrja ishte shumë e madhe e të rinjve në koncert mirëpo pjesë e tyre ishin dh...
TIRANË- Opinionisti Arjan Konomi është shkëputur nga programi ‘Perputhen’ pas shumë debatësh të forta me vajzat e programit. Moderatorja Bora Zemani e bëri...
TIRANË– Studiuesi Auron Tare i ka dedikuar një shkrim Faik Beut, shkrimtarit brilant shqiptar në ditën e lindjes. Duke komentuar artin e tij dhe atë ...
TIRANË- Bashkëpunimi i këngëtarit Ylli Limani me DJ PM dhe Dj Dagz është një nga këngët më të klikuara. Mbrëmjen e djeshme, aktori Donald Veshaj ndodhej në...
SHBA- Aktori ëilliam Hurt i njohur për rolin e tij tek “Kiss of the Spider ëoman” u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare. Sipas Variety, lajmin e kan dhënë ...