Art&Argëtim

Kush ia hodhi reçipetat rozë Malumës? Kejvina Kthella trazon rrjetin (POSTIMI)

15 Mars 2022, 10:34 Nga DOSJA

TIRANËKëngëtari latin Maluma nuk do e harrojë për gjatë koncertin e mbajtur në Tiranë. Jo për shumën e majme që mori …por për gjestin që ia bëri një prej fanseve. Këngëtarit latin iu hodhën në skenë një palë reçipeta rozë. Ai i mori, i pa mirë e mirë e më pas i vari në mikrofon. Nuk iu drejtua fanses që i hodhi, kështu që ‘pronarja’ e reçipetave mbeti enigmë.

Në rrjetet sociale qarkulloi fotoja e këngëtarit latin me reçipeta dhe komentet nuk kishin të sosur. Një prej tyre ishte edhe modelja Kejvina Kthella e cila komentoi poshtë një fotoje një zemër të thyer, duke lënë të aludohet se reçipetat mund të ishin të sajat.

Nuk dihet nëse modelja ishte ajo që i vari reçipetat mirëpo komenti lë shumë vend për dyshime…

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz kejvina kthjella maluma kejvina kthjella maluma

Sondazh

Poll